Nga xhadeja kur kaloj,
hedh sytë dhe të shikoj,
gërmadhat e’fshatit tim,
me lot e zi i kujtoj.
Fshati rrëzë malit, nënë hon.
I bukur ishte dhe luluzon,
po sot më ai, nukë jeton,
gurët dhe bari e mbulon,
fshati anti, fshat i vjetër,
pllajës shtrirë, pllajës ngrehur,
radhë si me plan, shtëpitë ndrequr,
nashti ka kohë që rri i fjetur,
kujtimi i tij janë rrënojet,
heshtje dhe heshtje bëjnë trojet,
ndo një zë bilbili, qyqeje digjohet,
dhe kukumjaçja me vajtim argëtohet,
për verë kish rrapin e madh për hie,
për orë kish gurin me hije,
orë e saktë që s’duaj kurdimë,
jeton dhe sot, por s’e fërshëllijnë!
Hasan Kallarati