KENGE KUSHTUAR ANDON ZAKO ÇAJUPIT

 HasanKallarati

O Çajup burr’i vatanit,

i nënësë Shqipëri,

që e doje aqë shumë,

atje larg në arabi,

i mërziturë për hera,

që ta shohje në liri,

se ish e varfër, e mjerë,

ishte nënë robëri,

ti Çajup me penë tënde,

patriot, poet me mëndë,

as u lodhe, as u trëmbe,

po bëre punënë tënde.

Ti shkrove për Shqipërinë,

ti shkrove për trimërinë,

shkrove dhe për Labërinë,

dhe për mal me trëndelinë,

qave edhe për Naimnë,

mëndje lart’e zemër trimnë.

 

Hasan Kallarati

 

 

Next Post

KENGE KUSHTUAR PATRIOTIT VETERAN XHEMIL VELI DUKES*

Die Qer 3 , 2012
Pse s’digjohetë Xhemili, bejtexhiu patriot, të këndojë si bilbili, ndonjë këngë të na thotë? Ka ca vjet që është ndarë, u nda nga miq e nga shokë, bejtexhiu zëmërbardhë, la këngë pa thënë plot. Ish Xhemili që këndoj, në nëntëqintenjëzet, Luftës që populli bëri, kundra Italianëvet, dhe bejler’e agallarë, i […]
HasanKallarati