KENGE KUSHTUAR VLORES

HasanKallarati

O moj Vlora heroike,

të bukur pamje që ke,

një varg, kodra me ullishte,

të qëndrojnë për mbi kre,

dhe kështjella në Kaninë,

e lartë deri në re,

Shashica një mal lëndinë,

brinja valë dhe pllaje,

kyj mal i bukurë shumë,

ushqen gjith’ato kope,

prapa krahëve një lumë,

me zall të bardhë si vee,

gjarpëron nëpër luginë,

vadit fusha dhe baçe!

Sazan dhe Karaburunë,

mbrojtje të forta i ke.

Dy male shkëmbënj e gurë

ftisur si beton arme,

Adriatiku me valë,

i vjen fushës anëve,

dhe Vijosa me fërtunë,

të shkon në Mifol atje,

tek ti erdh flamuri ynë,

në gji tënd brënda u ngreh,

erdhi bashkë me Smahilë,

shkoj nëpër Myzeqe!

Ti formove Qeverinë,

dhe lajminë tin e dhe,

njoftove pamvarësinë,

Indipendent jemi the,

që Evropa le ta dinë.

 

Hasan Kallarati