KJO GRUA

 

 

 

Kjo grua që i mahnit të gjithë

Me hiret dhe tekat e saj tek kalon rrugës

Që duket si një perëndi bukurie

Është një grua e zakonshme

Që bën të gjitha adetet që bëjnë gratë…

Që gatuan në kuzhinë

Që kujdeset për fëmijët

Që shpartallon  shtratin në pështjellim ndjenjash

Me klithma të njëjta si gjithë të tjerat

Që pastaj bën dush për të larë mëkatin

Dhe rregullon sërish shtratin

Për ta prishur në mëkatin e radhës…

Ku është perëndi,

Në rrugë apo në shtrat?

 

 

Petrit Qejvani

 


 

Next Post

BESNIK

Die Pri 19 , 2020
    Jam lidhur pas shtyllës së kujtimeve të tua Si qeni pas shkopit në oborr Si qentë pas bushtrave me angullima Pas femrash të tjera nuk shkoj. Kur  kalojnë  vajzat para meje Nuk flas, por hesht tmerrësisht Tamam si qeni, kur i mungon i zoti Para derës hesht dhe […]