Kryengritja më e madhe e Shqipërisë së jugut kundër Perandorisë osmane është ajo e vitit 1847, në të cilën morën pjesë edhe kallaratas. Për organizim më të mirë të kryengritjes, krerët e krahinave të jugut u mblodhën në një kuvend në Mesaplik të Vlorës në qershor të vitit 1847. Në këtë kuvend u morën vendime të rëndësishme kundër Tanzimatit. Kështu, aty u vendos të mos jepeshin ushtarë në shërbim të Turqisë, të mos paguheshin taksat e reja që vuri Tanzimati, të mos pranohej administrata e re osmane etj. Mbi këtë bazë u formua “Lidhja kombëtare shqiptare”.
Lidhja krijoi një komitet për drejtimin e veprimtarive politike e ushtarake. Në krye të këtij komiteti u zgjodh njëzëri i shquari Zenel Gjoleka nga Kuçi i Labërisë. Tek Gjoleka pjesëmarrësit e Lidhjes shikonin figurën më të përshtatshme për shumë arsye. Së pari, ai ishte dalluar për talent ushtarak në luftërat turke në Siri, Jemen e gjetkë. Duke u kthyer nga këto luftime, Gjoleka vajti në Stamboll për të marrë paratë që u takonin 1000 ushtarëve shqiptarë, të cilët i komandonte në këto luftime (ishin rrogat e premtuara nga administrata turke), por qeveria nuk ia dha. Gjoleka i zemëruar dhe i egërsuar braktisi shërbimin ndaj Turqisë dhe u kthye në Greqi, ku qëndroi 5 vjet. Gjatë kësaj kohe ai bashkëbisedoi me shumë udhëheqës grekë për një qëndresë të përbashkët kundër Perandorisë. Njëri prej tyre ishte edhe shqiptardashësi Jani Koleti ∗, me të cilin u lidh miqësisht, duke ardhur në idenë e krijimit të një blloku të përbashkët kundër Turqisë.
Pas kësaj kohe, Gjoleka e la Athinën dhe u kthye në vendlindjen e tij Kuç për të vazhduar veprimtarinë patriotike në shërbim të vendit të tij. Së dyti, figura e Gjolekës ishte lartësuar edhe nga fakti që kishte vrarë Kaftan Aganë, duke marrë hakë për vrasjen që kishte bërë ky i fundit ndaj patriotit Ismail bej Pasha ∗∗.
Kryengritja filloi menjëherë. Kur, në fillim të korrikut, xhelepxhinjtë erdhën në urvelesh për të mbledhë taksat e bagëtive Jani Koleti, me origjinë epirote, kishte punuar në Oborrin e Ali Pashait si mjek personal i djalit të tij, Myftarit. Më vonë mori pjesë në revolucionin grek kundër Turqisë. Punoi si diplomat dhe në vitet 1843-1847 ishte kryeministër i Greqisë. Ismail Pasha, nip i Ali |Pashës, në kryengritjen e Beratit më 1839 u zgjodh komandant i përgjithshëm i administratës shqiptare që kërkonte të zëvendësonte administratën turke. Por ai shpejt ra në sy për keq të Portës së Lartë dhe u cilësua nga sulltan Mahmuti si tradhtar i autokracisë dhe kryengritës, prandaj duhej zhdukur. Për kete u urdhërua Reshit Pasha, vezir i umelisë,që ta asgjësonte. Ky përgatiti një plan djallëzor se gjoja Porta e Lartë e kishte emëruar Ismail Benë Pasha të Jugut dhe e ftoi në Janinë për t’i dhënë këtë titull. Ismaili shkoi, por fatkeqësisht, pas marrjes së titullit të rremë, duke zbritur shkallët e Pallatit për të dalë, ra i vdekur nga një plumb që u shkrep nga Kaftan Agai, shok dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Rushit Pashës. Ky i fundit hapi lajmin se u vra nga vetë shqiptarët si tradhtar i tyre. Ambasadori i Anglisë i asaj kohe në Prevezë, në letrën që u raporton eprorëve të tij, shkruan hollësira për këtë vrasje të pabesë. U pritën me armë nga forcat kryengritëse me komandant Gjolekën në krye. Më vonë këto forca iu drejtuan Delvinës, qendrës së administratës turke, të cilën e çliruan. Kryengritja përfshiu të gjitha trevat e Labërisë dhe brenda pak kohësh, u përhap edhe në Çamëri, Përmet, Gjirokastër, Mallakastër, Berat, Elbasan, Tiranë e gjetkë. Në të njëjtën kohë shpërthyen kryengritje edhe në trevat veriore si në Mat, Dibër, Plavë e Guci.
Nuk do zgjatem më hollësisht, se për këto kryengritje flet Historia e Shqipërisë. Fitoret e kryengritësve bënë bujë në Shqipëri dha jashtë saj. Udhëtari anglez E. Spenser, që udhëtonte nëpër Shqipëri gjatë kësaj kohe, shkruante: “Heroi i ditës kudo është Gjoleka”. Për të siguruar suksesin e plotë të kryengritjes, komiteti i Lidhjes në mbledhjen e tij të datës 15 gusht 1847, në Kurvelesh, u përpoq të siguronte edhe aleatë të jashtëm. Për këtë qëllim iu drejtuan me një letër mbretit Othon të Greqisë dhe qeverisë së saj me kryeministër Jani Koletin, mik i Zenel Gjolekës.***
Letra u dërgua me të besuarin himarjot, Stefan Çali. Përmbajtja e letrës përmbledhtas është:
“Funksionarëve që udhëheqin dhe parisë së Athinës në të gjitha zonat e Greqisë.
Shkëlqesisë së tij Othona, mbret i Greqisë.
Me anë të kësaj letre kërkojmë që mbreti dhe qeveria greke të mbështesin kryengritjen dhe të bashkohen në luftë të përbashkët deri në zhdukjen njëherë e përgjithmonë të tiranisë otomane. Ja vulat e mësipërme të komandantëve të vendit tonë. Shqyrtojeni mirë e me kujdes atë (letrën-L.J.) dhe ne do të përgjigjemi me një garanci për sigurinë dhe besimin tuaj.
15 gusht 1847.
Për krahinën e Kurveleshit, Sanxhaku i Delvinës:
Zenel Gjoleka, Xhelil Aga (Çelo Picari), Sejko Bylyshi, Muharrem Beluli, Avdul Bej Koka, Lulo Çapari, Muhamet Selmani, Muho Pronjo, Zahir Pronjo, Latif Elmazi, Mane Beqiri, Demçe Picari, Hodo Nivica, Sulo Çobo, Lame Duka, Sadik Bolena, Dervish Kallarati, Lame Petani, Sako Malo, Mustafa Brahimi, Kapo Lefteri, Lame Hyso, Mustafa Bedo, Myftar Pino, Sheh Duro, Elmaz Bono, Xhafer Demo, Ahmet Dino.
Për Sanxhakun e Vlorës:
Beqir Velo Kanina, Hadër Sulo Kanina, Mustafa Bisma Kanina, Sadik Armeni, Muhamet Muço, Ismail Mekati, Zeqo Xhafo Karbunari, Pasho Selman Kuqulasi, Haxhi Tahir Mavrova, Dalip Çelo Mavrova, Selim Aga Vlora, Menan Aga Vlora, Fejzo Bej, Lato Kanina, Majko Nelo Lopësi, Mato Caush Lopësi, Xhaxha Martallozi, Abedin Sheshi, Sadedin Vasjari, Ahmet Aga Vasjari, Mehmet Qollasi, Osman Rrapo Fratari, Beqir Breshani, Lilo Qëndro, Meta Çobo, Talo Habili, Sinan Dervishi, Hito Dante Mavrova, Cimbo Keci, Mehmet Drashovica, Ymer Ali Kudhësi, Mustafa Beja, Beja Ismail, Dervish Ali Dukati, Metan Ali Dukati, Kamber Telo Tragjasi, Mahmut Hoxha, Dule Zoto, Brahim Muço, Selam Hasani, Haxhi Hoxhë Smokthina.
Për të dy Mallakastrat:
Rrapo Aga Kabdibashi, Shaban Peshtani, Shpejto Hyso Qesarati, Sulejman Çelo Toçi, Osman Belo, Dule Mato Kalivaçi, Xhelil Duro Kalivaçi, Sadik Luftino, Ramka Komari, Ahmet Matallozi, Mahmut Lame Lavani, Xhaxho Lavani. I dërguari Stefan Çali arriti në Athinë më 31 gusht 1847, ditën kur kryeministri grek, Koleti vdiq nga sëmundja e nefropatisë në veshka.***
Ky qe një fat i keq për këtë mision historik, sepse marrëveshja dypalëshe mbeti në mes. Siç shihet, në librin e konsultuar të autorit grek, si nënshkrues të letrës nga fshati ynë figurojnë dy nga burrat e zgjuar: Lame Petani i parë nga fisi i Petanajve dhe Dervish Kallarati nga fisi i Qejvanajve, të cilët më vonë, për veprimtarinë antiosmane, u dënuan nga administrata turke me varje tek rrapi i Janinës. Por nuk ishin vetëm këta të dy kallaratas që morën pjesë nga fshati ynë në kryengritjen antiosmane të vitit 1847. Edhe shumë kallaratas të tjerë qëndronin vazhdimisht në radhët e kryengritësve të Gjolekës, si Isa Laçaj, Brahim Majtho e të tjerë, siç ishin edhe Meçe Haxhiu e Bilbil Hasani që bashkë me Dervishin e Lamen u varën të rrapi i Janinës, siç thonë edhe vargjet e mëposhtme:
“Kallarat katër nishanë/
Dervish me Lame Petanë/
Meçe me Bilbil Hasanë/
Mu te rrapi seç u varë.
——————————————-
Shënojmë se ky shkrim bazohet në librin greqisht (ribotim i kohëve të fundit) “Raste të humbura për një afrim greko-shqiptar” të autorit grek Dr. Vasiliu I. Fotu, Athinë Dr. Vasiliu I. Fotu, Hamenes efqeries prosegjisi (Raste të humbura për një afrim greko-shqiptar, Athinë.