KUJTIME TE FEMIJERISE

HasanKallarati

Ku janë shokët mi,

shokët e fëmijërisë,

që kish aqë dashuri,

të fisit e gjitonisë,

kanë ikur e më s’janë,

dhe mua pasë më lanë,

gjith ata djem si luanë,

disa buq, disa çobanë?

Hajmedet moj djalëri,

që me hidhërim vajton,

bashkëkohësit e mi,

qan me lot kur i kujton!

Sa e dhëmpshur, sa e dashur,

është jeta foshnjërore,

shok e shoqe kur kujton,

atë jetë përrallore!

 

Hasan Kallarati