KUR BIE SHI, POEZI

Andi Meçaj

Bie shi në oborr dhe në

shpirtin tim, nuk kam ombrellë,

strehë nuk kam, vetëm një qiell

dhe katër mure që ma rrethojnë

qenien, duke u vyshkur,

tkurrur brenda meje.

Macen e zezë e shoh të laget,

tavolinën të gjëmojë si tambur,

mbulesat, fantazma të vallëzojnë,

krevatin të ngrihet, të shkundet si qen,

nga pikturat të dalin njerëzit-hije,

me sytë dhe duart e ndritshme.

Ndërsa erën të shtrihet mbi dysheme,

të lotojë nga dhimbja dhe trishtimi.

Nga Andi Meçaj