LISI

 

 

 

E pa era

Që lisit iu tha maja

Dhe mendoi ta përmbyste

Por gaboi

Ai kishte ende degë të gjelbra..

Kjo do të thotë

Që rrënjët ende gjallojnë

Lisi bie

Kur i thahen rrënjët…

 

Petrit Qejvani,  5 tetor 2013