MË MUNGON TI

PetritQejvani

Ti je mungesa ime më e madhe

Që u jep frymën dhe fytyrën ditëve të mia

Jam katër stinë larg teje

Dhe kambana e kujtimeve

Godet trishtueshëm mbi gjuhëzën memece

Që lëshon tinguj të përvajshëm

Në këtë stinë të vërshimeve të ujta të kujtesës

Si të të arrij

Që të gjej veten?

 

Më duhet të bëhem lumë dalur shtratit

Që të prek bregun tjetër

Ku je ti

E shndrruar në mjegull.

Next Post

TY TË KËRKOJ

Hën Maj 28 , 2012
Mundohem të të harroj ty, Trupin tënd-hapësirë e bardhë me valë të trazuara Sytë e tu-dritaret e mia Buzët e tua-afshin tim fërgëllues Dhe gjinjtë-kënaqësinë e gjumit tim ëndërrues Që vritet sa herë jam larg teje… Dhe jam i pafuqishëm të të harroj Sepse pa ty jam një pemë rrënjëdalë […]
PetritQejvani