MË NË FUND

 

 

Më në fund, tani që dimri po vjen frikshëm

Dhe pranvera jonë është një akuarel i mbyllur në kornizë

Unë dhe ti u kujtuam të ndezim zjarrin e gjakut tonë

Me shkëndijat e fundit të mbetura ende gjallë

Dhe të krijojmë një pranverë të vonë

Ku njeri-tjetrit t’i falim trëndafila të kuq si gjaku

(Që s’i dhuruam atëhere kur duhej, në stinën e trëdafilave)

Në vend të tëndafilave të gjakut të pasionit të harbuar

Vite  më parë…

Kërkojmë pranverën tani, në pragdimrin tonë solid,

Që të ngrohemi pak…

Është vonë, e di.

Sidoqoftë,

Zjarret e mbuluar me hi,

Ngrohin më gjatë se ata me flakë…



Petrit Qejvani, 2006