
E dashur,
Nuk kam qejf të të shoh kurrë të vrenjtur
Se bota më duket e vogël pastaj.
(Natyrisht që ndonjëherë do vrenjtesh patjetër)
Se qiell të hapur
Nuk mund të ketë,
Pa patur qiell të vrenjtur.
Po kryesorja është që ti,
Më shumë të dish të qeshësh.
Petrit Qejvani, 1970
Die Pri 19 , 2020
Më në fund, tani që dimri po vjen frikshëm Dhe pranvera jonë është një akuarel i mbyllur në kornizë Unë dhe ti u kujtuam të ndezim zjarrin e gjakut tonë Me shkëndijat e fundit të mbetura ende gjallë Dhe të krijojmë një pranverë të vonë Ku njeri-tjetrit t’i […]