MESNATË, NË ORËN DYMBËDHJETË, POEZI

Andi Meçaj

Ora dymbëdhjetë,

mesnatë,

ky tram që m’i përkund mendimet

më rrëfen ëndrrat e natës,

Hyn Nikua

dhe era të pëshpërin,

Kristua me fishekzjarre

mbjell buzëqeshje,

Vangjeli duke kalëruar

mëzin lodër,

Vjen dhe Melihaja

me shaminë e bardhë

që ia nduk faqet.

 

Hëna vizaton në qelq,

kokën e madhe të zbehtë,

brenda meje,

shëtis vende të pashkelura,

shaloj një statujë,

hapoj mespërmes oqeanit paqësor,

zgjas mjekrën,

këndoj në tre gjuhë njëherësh,

pagëzohem mbret.

 

Nga Andi Meçaj

Next Post

MË NGJISIN SHKALLËT E NJË ËNDRRE, POEZI

Sht Qer 16 , 2012
Më ngjisin shkallët e një ëndrre, errësira më zbret një qytet, mbi flokët e vajzave dritat zgjohen korale, anës rrugëve këndojnë makina të dashuruara, dy pemë vogëlushe, kukafshehtazi luajnë me mua, shtëpia zgjat kryet, përgjon hapat e kthimit tim dhe turmën cigane që ikën me erën, njeriu i vogël me […]
Andi Meçaj