MIRESERDHËT NË FAQEN TUAJ!

Të dashur kallaratas!

Edhe pse aktualisht mund të ndodheni me qindra e mijëra kilometra larg vendlindjes, larg familjes, miqëve, shokëve dhe të afërme tuaj për arsye pune, studimi, a me banim të përhershëm, koha e sotme nëpërmjet internetit, ju krijon mundësinë për të qenë më afër tyre në raste gëzimesh dhe hidhërimesh.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, me kënaqësi ju njofton se, pas shumë përpjekjesh, tashmë Kallarati do të ketë uebsaitin e vet ne internet të titulluar: www.kallarati.com, sponsorizuar nga biri i këtij fshati dhe administrator i firmës ndërtuese me qendër në Vlorë “Erik” shpk Shkëlqim Leskaj (Laçaj), administruar nga kompania private www.merkuri.net dhe menaxhuar nga Besnik Gjonbrataj në Tiranë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëfshatarëve kallaratas kudo që ndodhen: në Kallarat, Vlorë, Fier, Durrës, Tiranë, si dhe emigrantëve në Greqi, Itali, Angli, Kanada, Amerikë e kudo tjetër ku jetojnë kallaratas, të bëhen pjesë uebsaiti, jo vetëm duke e lexuar, por edhe duke postuar, ngjarje, histori, krijime, njoftime, urime e çdo gjë tjetër që ka të bëjë me veten e tyre e te familjes, por edhe me Kallaratin, historinë, kulturën, gjuhën, traditat dhe zakonet e tij.

Në mënyrë të veçantë u bëjmë thirrje të rinjve e të rejave me origjinë nga Kallarati, të cilët duke qenë njohës dhe frekuentues të rregullt të internetit, jo vetëm të bëhen pjesë për veten e tyre, por të përcjellin në të mendimet, përshtypjet dhe kujtimet e prindërve dhe gjyshërve të tyre.

Ftojmë të bëhen pjesë e këtij uebsaiti edhe njerëz të tjerë jo kallraratas, por që kanë lidhje shpirtërore me të ose edhe thjesht duke qenë admirues të tij.

Le të shërbejë ky uebsait www.kallarati.com, nga kjo faqe e internetit, ashtu si edhe gazeta “Kallarati” dhe çdo rrjet tjetër social komunikimi për të forcuar më shumë lidhjet shpirtërore, për të mbajtur të ndezur ndjenjën e atdhedashurisë e të patriotizmit, për të mbajtur në kujtesën Tuaj vendlindjen, Kallaratin që u lindi dhe u rriti, duke rritur e forcuar me shume ndjenjën e bashkimit e mirëkuptimit mes nesh, duke shmangur çdo keqkuptim politik a partiak. Ajo që duhet të na bashkojë, duhet të jetë vendlindja, Kallarati.

Për këtë është e nevojshme që çdo kush, që ka kujtime, mbresa, shifra, fakte, foto etj nga Kallaratij, t’i bëjë pjesë të këtij uebsaiti. Vetëm në këtë mënyrë, historia dhe njerëzit që kanë bërë këtë histori, nuk do të harrohen. Ata do të kujtohen dhe vlerësohen për atë çfarë ata mundën të bënin për mirë për vendlindjen e tyre Kallaratin, por edhe më gjerë për Shqipërinë.

Motoja jonë e përbashkët le të jetë:

“Ec ngado por Kallaratin mos harro

Çdo shkrim dizinformues mbi Kallaratin, fyes a denigrues ndaj personalitetit të njerëzve, si dhe me qëndrim  partiak nuk do të jenë pjesë e kësaj faqeje.

Duke na mirëkuptuar, mbetemi në pritje të bashkëpunimit Tuaj, për të na postuar gjithçka të mire që ka të bëjë me Kallaratin tonë të dashur nëpërmjet adresës: [email protected]

Kryesia e Shoqatës “Kallarati”

Next Post

Kryesia e Shoqatës "Kallarati" ndër vite

Mër Pri 25 , 2012
Kryesia e Përkohshme 12 Janar 2003 1. Alem Qejvani 2. Astrit Strati 3. Bejo Xhaferaj 4. Besnik Mataj 5. Bexhet Jonuzaj 6. Bujar Laçaj 7. Dallandyshe Haxhiraj 8. Edmond Strati 9. Enver Golloshaj 10. Enver Strati 11. Gafur Shameti 12. Lefter Qejvanaj 13. Llano Llanaj 14. Mevlan Habili 15. Petrit […]