NATË

 

 

 

(Peisazh)


Qielli e fiku llampën e madhe të diellit

dhe ndezi qirinjtë e yjeve,

që qyteti im të flinte deri në mëngjes.

Ndërsa hëna , kujdestare e qiellit,

si një abazhur i zbehtë

derdh  një dritë të përkorë,

aq sa  Toka të mos ngatrrojë rrugën natën…

Është koha

kur   besoj dhe dyshoj

në gjithçka.


Petrit Qejvani, 13.01.2008

 

Next Post

MË SHUMË TË DISH TË QESHËSH

Die Pri 19 , 2020
  E dashur, Nuk kam qejf të të shoh kurrë të vrenjtur Se bota më duket e vogël pastaj. (Natyrisht që ndonjëherë do vrenjtesh patjetër) Se qiell të hapur Nuk mund të ketë, Pa patur qiell të vrenjtur. Po kryesorja është që ti, Më shumë të dish të qeshësh.   […]