NË NJË ISHULL TË EGJEUT, POEZI

Andi Meçaj

Këtu rrugët janë të ngushta,

në rresht për një

ecin njerëzit,

nën portikët e ulët

të dyqaneve dhe shtëpive.

Hapat djersijnë

kujtesën e këmbëve.

Fjalët puthin

qafë femrash gjizbuluara.

Plaku mustaqelli

i bën shoqëri pelikanit Petro

dhe mullinjve me erë.

Nga qoshja përballë

vogëlushi zbulon botën,

derdh buzëqeshje.

Akuariumi gjigand

është hënë e madhe e ndritshme,

mbushur gjëra të shijshme.

Tingujt përhapen

flutura të vogla të padukshme.

Nata është ajo vajza me mini

që kërcen deri në mëngjes.

 

Nga Andi Mçaj

Next Post

TRAM BY NIGHT, POEZI

Sht Qer 16 , 2012
Trami,  balenë stërmadhe, ka mbyllur gojën. Njerëzit ngjajnë peshq të ngjyrosur, me rrobat e ndritshme si luspa. Ky burrë i lexon ulur mendimet bri gruas me celularin ngjitur pas veshit. Dy arlekinë pasqyrohen në xhamin përball. Fëmija brenda meje zgjohet, zgjat duart, i ledhaton. Qeni pekinua lëpin buzët dhe imazhin […]
Andi Meçaj