
Një fije peri më mban në jetë
Një fije peri më ndan nga vdekja
Një fije peri më bashkon me ty
Një fije peri më ndan nga ti
Nëse nuk mund të duhemi,
së paku të urrehemi,
Sepse në të dy rastet
afirmohet prezenca
Dhe kjo është më mirë se hiç.
Petrit Qejvani. 2010
Die Pri 19 , 2020
Një ditë nuk do të jemi As unë, as ti. Sigurisht, atëhere as do dashurohemi, As do grindemi si tani. Do të jemi dy copa mjegulle, që lëvizin pa kuptim Nuk do të presim mëngjesin për t’u pajtuar Për grindjen e mbrëmjes Se mëngjese nuk do të ketë për ne […]