NJË FIJE

 

 

 

 

 

 

Një fije peri më mban në jetë

Një fije peri më ndan nga vdekja

Një fije peri më bashkon me ty

Një fije peri më ndan nga ti

Nëse nuk mund të duhemi,

së paku të urrehemi,

Sepse  në të dy rastet

afirmohet prezenca

Dhe kjo është më mirë se hiç.

 

Petrit Qejvani. 2010