Një jetë në sport Elisabeta Karabolli.

200px-Elisabeta Karabolli

Kampione e Europës.

Një nga emrat më të nderuar të sportit shqiptar lidhet me Kallaratin. Ajo është Mjeshtërja e Merituar e Sportit dhe krenaria e sportit shqiptar Elisabeta Karabolli, vajza e kallaratasit Tare Karabollaj.

Elisabeta, si vajzë ushtaraku, në moshën 14-vjeçare mori në duar pistoletën e provoi të qëllonte dhe ndjeu një kënaqësi të veçant, sepse goditjet e para qenë të mira. Në vazhdim të traditës, ku ushtakët apo fëmijët e tyre, ajo do të përfaqësonte klubin sportiv “Partizani” në sportin e bukur të qitjes.

Vetëm 17-vjeçare kallaratasja e talentuar do të ishte kampione e Shqipërisë në garën e qitjes me pistoletë 30+30 dhe anëtare e ekipit përfaqësues shqiptar.

Në vitin 1977 në kampionatin evropian që u zhvillua në Romë nis edhe “epoka Karabolli” në arenën ndërkombëtare. Në garën e vështirë të qitjes me pistoletë 30+30, vetëm 19-vjeçare Elisabeta fiton vendin e tretë me 584 pikë, përkrah 48 qitëseve më të mira, përfaqësuese të 24 vendeve të kontinentit e nderohet me medaljen e bronzit.

Në kampionatin Evropian të zhvilluar në Hameelina të Finlandës në vitin 1978 do të realizonte 586 pikë, vetëm 2 pikë larg nga vendi i parë. Në seritë e qitjes me shpejtësi, shqiptarja Elisabetë befason me goditjet e saj; 10,10, 10……plot 29 të tilla! Tani gjoksin e kallaratases Karabolli e zbukuron medalja e argjent e nënkampiones së Evropës.

Në historikun e qitjes sportive shqiptare Elisabeta Karabolli është kampionia e parë shqiptare në Europë. Në kampionatin e zhvilluar në Frankfurt mbi Main(Gjermani) në vitin 1979 qitësja 21 vjeçare, me rezultatin e lartë prej 587 pikësh, fiton vendin e parë dhe medaljen e artë. Kampionia nga Shqipëria ngre lart flamurin dhe tingujt e himnit kombëtar dëgohen në Europë.

Në këtë kampionat ekipi përfaqësues shqiptar i përbërë nga Elisabeta Karabolli, Margarita Cingu e Diana Mata realizon 1733 pikë (rekord i ri kombëtar me 21 pikë më shumë) dhe shpallen ekipi nënkampion i Europës, duke merituar medaljet e argjenta.

Mjeshtërja e Merituar e Sportit, në vitin 1980, në kampionatin shqiptar me rezultatin 593 pikë vendos një rekord të ri kombëtar, duke kaluar dhe atë botëror të kohës.

Në vitin 1980, në Kampionatin Europian, ekipi përfaqësues shqiptar i përbërë nga Elisabeta Karabolli, Margarita Cingu e Diana Mata renditet i katërti, duke lënë pas ekipet e 19 shteteve.

Mjeshtërja e Merituar e Sportit, krenaria e sportit shqiptar Elisabeta Karabolli, si qitëse e Klubit Sportiv “Partizani” kështu ka ecur me krenari në majat e sportit të qitjes. Si kapitene e ekipit përfaqësues shqiptar deri në Lojrat Olimpike të Atlantës më 1996, ajo ka qënë shembulli që duhej ndjekur. Rezultatet e larta të arritura nga Mjeshtërja e Merituar e Sportit Elisabeta Karabolli në rrugën e gjatë sportive të saj janë krenaria e qitjes sportive shqiptare.

Mjeshtërja e Merituar e Sportit, shqiptarja Elisabeta Karabolli prej vitit 1997 konkuron me sukses në kampionatin amerikan të qitjes. Në këtë kampionat, i cili është nga më të fortët në botë, Mjeshtrja nga Shqipëria prej vitesh renditet mes tre më të mirave të tij.

Në vitin 2008, në pjesëmarrjen e përhershme të saj në këtë kampionat, shqiptarja Elisabeta Karabolli doli Kampione e Amerikës në ushtrimet e qitjes me pistoletë.

Elisabeta vjen shpesh në Shqipëri e në këto ardhje, vizita në Vlorën e bukur zë kohën më të madhe.

Kur mendon se për 40-vjetë me radhë, Mjeshtërja e Merituar e Sportit, krenaria e sportit shqiptar, kallaratësja me emrin Elisabeta Karabolli nuk i është ndarë garave sportive, me të drejt themi: Një jetë në sport Elisabeta Karabolli

Përgatiti: Aleksandër Çala

Next Post

Pak nga jeta dhe aktiviteti shkencor dhe krijues i Seit Jonuzaj

Mër Kor 25 , 2012
Seit. JONUZAJ. Ushtarak, punonjës shkencor. U lind në Kallarat në vitin 1929. Mori pjesë në LANÇ, në Br8S, duke vijuar deri në Vishegrad. Pas luftës u dërgua në shkollën ushtarake “Skënderbej” të pionerëve )(1945-1947). Pastaj dërgohet për studime jashtë vendit në fushën e detarisë ushtarake, fillimisht në Kroaci dhe në […]
Copy of DSC01529