Një trim nga Kallarati
Oficer i dalluar
Ferik Teslim Strati
Ra dëshmor duke luftuar
Në shtëpi vate mandata
Xha Teslimi burr’ i zgjuar
Qëndroi si mal i lartë
Hallall gjaku i kulluar
Azbieja grua fisnike
Jetën seç e përballoi
Të gjitha ato tronditje
Faqebardhë i kaloi
Fëmijët si klloçka mblodhi
Po dhe vjehrrin e pleqëroi
Grua labe, grua zakoni
Lindja e djalit e gëzoi
Në Strataj brezi i ri
Të gjithë njerëz të shquar
Me kultur’ e mençuri
Janë emra të nderuar
Feriku yll i pashuar
Ju fëmijë jini Krenarë
Emri i tij i përjetësuar
Skalitur në lapidar.
Xhelo DAUTAJ
Botuar ne Gazeten Kallarati