O ju male legjendare,
dhe ju kodra shekullore,
ju pyes po s’kini zë,
s’kini mundësi shprehore,
të më thoni ç’kini parë,
se po jini të moshuarë.
Kush ka shkuar’e ka ardhë?
Kush shkeli mbi kurris tuajë?
edhe Zot kë kini pasë?
Shqipëtar apo të huaj?
Sigurisht që shqipëtarë.
N’histori jemi bazuarë,
që fisetë shqipëtare,
me shekuj jan istaluarë,
dhe autoktonë janë.
Po luftëra kanë xhvilluarë.
Me shumë kombe barbarë,
që kanë ardhë e kanë shkuarë,
në këta trojetë tanë,
po asnjëri s’ka qëndruarë,
gjithënjë të zot e kanë.
Hasan Kallarati