ORIK*, POEZI

Hiqmet Mecaj

Këneta fle, ka dymijë vjet,
në gji të saj fle një qytet.

Në gjumë dhe statujat janë,
baltë e kallama mbi to ranë.

E shpuar koha me shigjeta,
në zë bretkose e mbytur jeta.

Gjëmon nën dallgë historia,
ku dashuria! Ku tragjedia! 

Mbi gjethe reje, lule e artë,
një diell çel, një hënë hap.

Këtu jam unë, sa shekuj s’di,
njeri unë jam, s’jam perëndi.

Prita hordhi, prita shigjeta,
ndukur e puthur vdekja dhe jeta.

Në këngë zogu, në një dafinë,
çelej liria me plagë në brinjë.

Këneta fle, ka dymijë vjet,
në gjoksin tim fle një qytet.

1986
*botohet  siç ka qenë

Next Post

JE LARG DHE...

Sht Maj 26 , 2012
Sonte e mbolla një këngë,po s’ishte këngë, po brengë,as brengë nuk ishte, as dert,atëherë çfarë është vërtet?Në mallit i thua je këngë,në këngës i thua je brengë,në brengës i thua je dert,atëherë çfarë është vërtet?Kur nëna të vjen nëpër ëndërr, i thua brengë apo këngë,i thua këngë apo dert,atëherë çfarë është […]
Hiqmet Mecaj