U lind më 6 qershor 1975, Vlorë. Më 1994 ka mbaruar liceun artistik për pikturë në Vlorë dhe po në këtë vitë mërgon në Greqi ku hap një ekspozitë pikture vetiake të vlerësuar nga shtypi vendas.
Është fitues i çmimit të parë në tregim i konkursit letrar “Pranvera 2001”; i çmimit të parë në poezi në “Pranvera 2003” organizuar në Athinë dhe i çmimit të tretë po në tregim, i konkursit letrar të organizuar në Selanik po në këtë vit.
Pas disa vitesh pune e krijimtarie në Athinë, së bashku me të atin, shkrimtarin e mirënjohur, Hiqmet Meçaj janë kthyer në vendlidjen e tyre në Vlorë, duke ju përkushtuar sërish veperimtarise krijuese, si dhe kontribuojnë edhe në përgatitjen dhe botimin e gazetës ‘Kallarati’, organ i Shoqatës Atdhetare & Kulturore, “Kallarati” me qendër në Vlorë.
______________________________________________________________________________
Botime:
“Puthje ujore”, poezi, 2001.
“Tokë e bekuar”, poezi, 2002.
“Nga letërkëmbimi me një fantazmë”, poezi, 2003.
“Qyteti fle në xhepin tim”, poezi, 2006.
“Një stacion si një valixhe”, poezi 2009.
“Çelësat e viteve që rrodhën”, poezi 2011.
Është përfshirë në antologjitë poetike:
“Portat e Harresës”, Tiranë, Toena 2001, (me shkrimtarët shqiptarë në Greqi, 1990-2001.)
“Antologjia e poetëve të Vlorës”, Triptik 2004.
“Qiejt e Shpirtit”, Tiranë, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, (me shkrimtarët shqiptarë në Greqi, 1990-2006.)
dhe në antologjitë e tregimit:
“Shtëpia mbi rrota”, Tiranë, Toena 2001, (me shkrimtarët shqiptarë në Greqi, 1990-2001.)