Pak nga jeta e deshmorit Ferik Teslim Strati (1910–1949)

Lindi në Kallarat më 26 tetor 1910. Në vitin 1942 rreshtohet në radhët e çetës territoriale “Mumin Selami”. Në tetor 1943 u pranua anëtar i PKSH. Më 20 prill 1944 u inkuadrua në Brigadën VIII Sulmuese, me detyrë komandant kompanie. Pas çlirimit kalon në forcat e Kufirit. Gjatë provokacioneve të vitit 1949, bie më 20 gusht 1949 në Vidohovë të Korçës në luftime me forcat monarko-fashiste greke.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Pak nga jeta e deshmorit Filo Faslli Breshani (1921–1944)

Sht Gus 4 , 2012
Lindi në Kallarat më 15 prill 1921. Në majin janar 1943 bashkohet me çetën territoriale “Mumin Selami”. Në tetor 1943 rreshtohet në batalionin e rinisë të Kurveleshit dhe në muajin gusht të vitit 1944 inkuadrohet në Brigadën XIV Sulmuese, me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Më 20 shator 1944 vritet në Shënvasi […]