Lindi në Kallarat më 10 tetor 1910. Në dhjetor 1942 bashkohet me çetën “Hajredin Tremishti”. Në qershor 1943 kalon në çetën “Zigur Lelo” dhe më vonë në Brigadën V Sulmuese, me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Më 20 shtator 1944 vritet në Lusen të Kukësit, në luftime me forcat gjermane.
Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.
Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurvelshit”