Pak nga jeta e Heroit te Popullit Mumin Selam Bajramaj (1923–1942)

Lindi në Kallarat më 1923. Ishte një talent letrar, siç duket nga “Ditar kujtimesh të vitit 1941”. Shquhet si një antifashist i flaktë që në bankat e shkollës së mesme në Tiranë. Tri javë pas pushtimit të Shqipërisë, shkruan mbi një libër epigrafin: “Mbi supet e martirëve ngrihet Atdheu”, që u bë kredoja e jetës së tij. Së bashku me Sabaudin Gabranin dhe të rinj të tjerë merr  pjesë në demonstrata antifashiste në Tiranë. Për veprimtarinë e tij, autoritetet fashiste e përjashtuan nga shkolla dhe e internuan në vendlindje.

Por Mumini nuk e pushoi veprimtarinë kundër pushtuesit. Ai shkoi ilegal në Vlorë, ku u mor me propagandë në radhët e të rinjve për t’i ngritur në luftë si dhe me shtypin klandestin. Prandaj forcat fashiste të rendit dhe spiunët u vunë në kërkim të tij dhe arritën ta zbulonin bazën ku strehoheshin Mumini  dhe shokët e tij Hajredin Bylyshi, Bajram Tushi e Hiqmet Buzi. Më 18 tetor 1942, në errësirë, 400 forca fashiste i rrethuan në një shtëpi në lagjen Topana. Vlora atë natë u ndez flakë nga krismat e armëve dhe shpërthimet e bomabve. Mumini me shokët luftuan heroikisht derisa ranë nga plumbat e fashistëve.

Për këtë akt të lartë trimërie, Kuvendi Popullor u ka akorduar atyre titullin “Hero i Popullit”.

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Pak nga jeta e deshmorit Çelo Mustafa BOSHI (?-1912).

Die Gus 5 , 2012
Pak nga jeta e deshmorit Çelo Mustafa BOSHI  (?-1912). Vrarë në luftime me forcat andarte greke. Lindi në Kallarat. U vra në luftime me forcat e Spiro Milos në malin e Gjothanasit më 1912. (R. M.) Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”