Rapsod e mjek popullor. Lindi në Kallarat. Duke pasur dhuntinë të thurë vargje, të cilat përcilleshin te njerëzit edhe në formë kënge, ai ka evidentuar edhe luftërat antiosmane të popullit të Kallaratit që nga Kryengritja e Tanzimatit (1847) e deri në fillim të shekullit XX, por edhe hallet, dertet e popullit.
Veçohet “Komitët nga Kallarati”. Vjershat e tij kanë qenë të ndërtuara me 4-6 vargje. Dallohej edhe për humorin e hollë në disa prej krijimeve të tij, si në ato “Unë jam ngarkuar rëndë”, “Qesëraj u marrtë lumi”, “Keshë ngrënë a s’keshë ngrënë”, “Se ç’u dogj Hora për një”, duke ironizuar anët negative të banorëve të fshatit e të krahinës. Xhebrua ushtronte edhe profesionin e mjekut popullor për thyerjet e kockave, plagët e zjarrit, plagosjet, organet e frymëmarrjes etj. (Xh. Ç)
Marre nga Libri Enciklopedia e Kurveleshit