Emaz Breshani lindi në Kallarat më 1900 dhe e shkoi jetën e tij në fshatin e vendlindjes, duke u marrë me blegtori. Siç e thotë e vetë në një këngë të tij:
Në pyetshin dhe për mua
jam çoban me bagëti
nga katundi Kallarat,
i vogël 100 shtëpi
Elmaz Breshani më thonë
rritur me dhen e me dhi
Jeta e shkuar maleve me bagëti dhe mjedisi heroik i Labërisë i zgjuan atij shpirtin e poetit, duke e bërë një rapsod që u bën jehonë kryesisht ngjarjeve të periudhës së Luftës, por dhe të Pasluftës. Ai u ka kënduar figurave të njohura të fshatit të tij, si Duze Bajrames dhe dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
Marre nga Libri ‘Enciklopedia e Kurveleshit”