
Anës rrugëve do të gjesh sy
varur nëpër pemë, frutat i hëngri toka
duke na goditur me farat e tyre.
Do të gjesh njerëz të mbirë fushave,
lulëkuqet i hëngri toka
duke na konturuar me të kuqen e tyre.
Anës rrugëve do të gjesh sy të pjekur,
të kuq, që u rëndohen pemëve.
Nga Andi Meçaj
Sht Qer 9 , 2012
E vesha krahëve këtë ngjarje të vrarë, jo se kam ftohtë, por tështij dhe nëse tështij, nxjerr ndodhira me arinj dhe njerëz, dhelpra dhe jashtokësorë, domethënë kam frikë, frika të bën për të qeshur, unë qaj, dhe iki me kokën në duar, ta nxjerr shëtitje. Nga Andi Meçaj