Politika mes moralit dhe retorikës

 

PetritQejvani

Petrit Qejvani

Politika shqiptare gjatë këtyre 20 vjetëve të demokracisë është anatemuar shumë herë duke e merituar dhe më pak pa e merituar me epitete nga më pezhorativët si politikë e dështuar, politikë pa vizion, politikë e korruptuar, politikë e pistë, politikë pa ide etj. Në të vërtetë politika shqiptare është një amalgamë, që i përmbledh të gjithë këta elemente, ndonëse jo në sasi të njëjtë. Më e theksuar kohët e fundit në tregun mediatik shqiptar është akuza sipas së cilës politikës shqiptare i mungojnë idetë. Këtë çështje e trajton edhe një shkrim ku në thelb është është mungesa e ideve në tregun politik shqiptar, pra mungesa e ideve të eksponentët kryesorë politikë në Shqipëri, të cilët i përmend edhe me emër gazetari i një të përditshme.

Dhe për ta ilustruar këtë merret konkretisht me Berishën dhe K.Spahiun. Shkurt ata flasin, por sthonë asgjë, është ideja e autorit të shkrimit. Kjo është dhe sështë e vërtetë. Sa për shembullin e K.Spahiut ai është në fazën e temperimit të vet dhe të forcës së vet politike. Atij i intereson ngritja e adrenalinës te simpatizantët dhe mbështetësit e vet dhe më mirë se çdo gjë, atë e bëjnë sloganet bombastike.

Ai tani akuzon partitë e mëdha PD dhe PS, por sidomos PD që është në pushtet, duke i gjetur e zmadhuar ca gabime e faje, që duhen fshikulluar fort, stuhishëm, që të rrëmbejnë më lehtë zemrat e njerëzve dhe jo aq mendjet e tyre. Jo vetëm Spahiu, që është rishtaz në politikë, por edhe burra të mëdhenj të politikës zgjedhin slogane tingëlluese, mbresëlënëse, të thëna me zë të lartë. Mitingjet dhe sheshet nuk janë vende analizash dhe shpalosje platformash, por vende mobilizimi dhe grishjeje të militantëve, të fitimit të zemrave të tyre, të cilët e duan dhe duartrokasin liderin e tyre sa më shumë ai shan, akuzon, njollos, shpartallon kundërshtarin dhe bën premtime të bujshme.

Dhe në këtë pikë Spahiu është në rregull, zbaton ritin e gjithë politikanëve. Ai evidenton të metat e kundërshtarit, i zmadhon ato duke i kthyer në një tabelë qitjeje. Idetë dhe programet i rregullon në ecje e sipër duke kolauduar veten dhe forcën e vet politike. Ideja e parë në luftën për pushtet është nxirja e kundërshtarit. Ja psh, ai thotë se kjo qeveri dhe kryeministri i saj janë shitur te Athina dhe Beogradi. Dhe kjo nuk është pak, kur akuzon Berishën për tradhtar, i cili është mbajtur për kampion i çështjes kombëtare, kjo e huton kundërshtarin, sepse godet rrufeshëm në pikën më të fortë, aty ku ai se pret.

Ai nuk flet me vete, por para turmave. Po kështu edhe për Berishën kur citon: Asgjë që nga koha e pavarësisë deri më sot nuk ka ndikuar më shumë sesa përmbysja e diktaturës komuniste dhe fakti që e festojmë të lirë. Hiperbolat e tij të zakonshme janë ende të efektshme. Berisha është një usta i vjetër, që e di mirë çduan turmat. Pra çështja shtrohet se ku flet lideri, sepse nga vendi ku flet varet dhe çfarë thuhet. Prandaj për të folur për idetë e liderëve politikë duhet duhen analizuar programet e partive dhe jo mitingjet e tyre. Tek e fundit, politikanët kanë më shumë qëllime sesa ide. Ide kanë ideologët.

 

Gazeta Shekulli Publikuar më 2012-04-05 08:20:27

Next Post

Mesazhet e drejta të Withers

Hën Maj 28 , 2012
          Nga Petrit Qejvani Withers me sa duket nuk ka nder mend ta harrojë lehtë Shqipërinë, jo për shkak të nostalgjisë së natyrshme te njeriut për vendin ku ka punuar apo për ndonjë tekë ekzotike prej perëndimori për këtë vend thuajse lindor gjithsesi të pakuptueshëm për […]
PetritQejvani