Erdhi prendvera,
mali jeshilon!
ashtu si nga hera
vëndi luluzon,
u nisnë kopetë,
siç është zakon,
nga fushatë iknë,
dhe në male shkon,
çobani beharin,
atje e kalon,
dhe në fund të vjeshtës,
kur fryn e gjëmon,
shkon prapë në fushë,
kasollen ndërton.
Sa gëzim dhe lumturi,
të jesh në verë,
në mal me bagëti,
në të pastrën erë,
në hije të bukura,
të degavet panjës,
të pishës, të bredhit,
dhe të gështanjës!
Trëndelina me aromë,
gjelbëron e verdhullon,
bar’i njomë, bukurinë,
malit më shumë ja shton.
Këndon qyqija në degë!
Dhe birbili ligjëron,
thëllënxa me zë të çjerrë,
zoqtë me krah’i mbulon,
rrëzë malit në llomije,
një burim po gurgullon,
ujë bore ai nxjerr!
Që kur e pi të shëron.
Hasan Kallarati