RRUGA DREJT QYTETIT, POEZI

 
Andi Meçaj
Rruga drejt qytetit
ka pluhur, 
sy anës pemëve.
Makinat që zhurmojnë 
janë lodrat e fëmijërisë sime, 
Ky burrë u bën roje
bletëve dhe kujtimeve.
Në fusha qentë lehin,
ruajnë dhëntë dhe zërin.
Autobuzi sjell 
ndenjëse të zbrazura
dhe mendime.
Ky zotëria pranë meje thotë:
-qyteti nuk është më fëmija 
me pantallonat e shkurtra,
tani ka vënë kravatë, pantallona xhins
dhe një okë xhel në flokë. 
 
Nga Andi Meçaj

Next Post

NË NJË ISHULL TË EGJEUT, POEZI

Sht Qer 16 , 2012
Këtu rrugët janë të ngushta, në rresht për një ecin njerëzit, nën portikët e ulët të dyqaneve dhe shtëpive. Hapat djersijnë kujtesën e këmbëve. Fjalët puthin qafë femrash gjizbuluara. Plaku mustaqelli i bën shoqëri pelikanit Petro dhe mullinjve me erë. Nga qoshja përballë vogëlushi zbulon botën, derdh buzëqeshje. Akuariumi gjigand […]
Andi Meçaj