
Shirat sërish nisën të qullin botën,
Kurse unë i menduar ngre perden e dritares
Kishin filluar shirat
Kur me ktheve shpinën.
Tani të trokiturat e pikave në xham
Më kujtojne takat e tua të ndarjes.
Jashtë bie shi.
Në dhomë për ty
Bien shira cigaresh...
Petrit QEJVANI
Pre Pri 24 , 2020
Sytë i thonë të gjitha, Jona Dhe buzët që dridhen, gjithashtu. Jona, ti sivjet je e lodhur, e zhgënjyer. Na sheh me sy prej qelqi Ngaqë ke shpresuar… Dhe ke humbur besimin te kushdo Sepse je tradhtuar. E kuptoj, që ke besuar pafajsisht Në deklarata false dashurie Si […]