SYTË E TU

 

 

Më thonë “po” mendueshëm, heshturazi.

Dhe unë jam gati të vij

Si një fëmijë, që i merren këmbët nga gëzimi.

Por, sapo nisem, më duhet të ndaloj,

Buzët e tua bëhen postbllok i pamëshirshëm

Duke shqiptuar ca fjalë të ashpra

Që më dekorajojnë në nisjen time serioze dhe mëndjelehtë.

Por pas nuk kthehem.

Kërkoj sërish ndihmën e syve të tu,

Që më thonë qetësisht, vendosmërisht:

Kaloje postbllokun artificial të fjalëve

Se fjalët shpesh thonë të kundërtën e syve,

Që nuk gënjejnë asnjëherë.

 

Petrit Qejvani