TAKIM ME NJË DASHURI

 

(për A.B)

Gjithçka e artë m’u kthye përsëri

Pikërisht kur mendoja qetësisht e me përtesë.

Befas, si një mrekulli, më dole ti,

Duke më zgjuar ëndrrat më të bukura syfjetura.

Dhe e ndjej se zemra

Në dashuri është e pafund,

Le të bien gjethet çdo vjeshtë

Pema e dashurisë

Me blerim të përherë të ri,

Rrethon ngado jetën.

Për gjithçka faleminderit,

Për çastet e falura

Pa shpërblim!


Petrit Qejvani,1989

Next Post

SYTË E TU

Pre Pri 24 , 2020
    Më thonë “po” mendueshëm, heshturazi. Dhe unë jam gati të vij Si një fëmijë, që i merren këmbët nga gëzimi. Por, sapo nisem, më duhet të ndaloj, Buzët e tua bëhen postbllok i pamëshirshëm Duke shqiptuar ca fjalë të ashpra Që më dekorajojnë në nisjen time serioze dhe […]