Te kalaja në Kaninë,
dolli çeta me Salinë,
rreth kalasë u radhinë,
e rrethuan ushtërinë;
s’u la shteg se nga të dilë,
një plumb goditi Salinë;
u ndez lufta në Kala,
mitralozi pushim s’ka,
majë vreshtave mbëdha,
Muhedini bën hata,
Muhedini bën gërdinë,
me Toto Bolenë trimnë,
për mbi tela u vërvinë,
Durua tutje në Sherishtë,
dy topa kish pregatitë,
të zenurë nga armiqtë,
Durua me top qëlloi,
gjylet në kala i çoi,
gjeneralin e hutoi.
Hasan Kallarati