TRONDITJE, poezi

PetritQejvani

Një grua e trondit gjithnjë një burrë

Siç po bën me mua edhe ti tani

Ndonese ka vite qe ndezim njeri-tjetrin

Llava e dashurise ende ngroh ne brendesi..

 

Te shoh me vemendje, i pikelluar

Per shkelqimin e zbehur te gjithckaje qe kishe:

Per vijat e fytyres, damaret tinzare

Qe vrasin cdo dite rinine tende te magjishme.

 

Por besome, tani edhe me shume te dua

Se atehere kur u njohem,vite me pare

Se, vec dashurise, tani ka dhe shume dhembje

Qe qendis zemren qe regetin ngadale.

 

Tani edhe buzet kane nje shije tjeter

Dhe zjarri i fshehur digjet ne thellesi

Por mjafton fryma e ngrohte e njeri-tjetrit

Qe prushi i mbuluar te ndizet perseri.

 

Prandaj dashuria tani eshte me e rende

Si nje statuje mermeri, qe gjithe shekujt mban.

Dhe ne te dy jemi me te thelle se dikur.

Jo dallge ne siperfaqe, qe i tall era ne oqean.

 

Ne jemi amforat e qeta ne fund te detit

Qe dashurine e kthyem ne nje perle ketu,

Ndersa guacken e saj e flakem ne rini

Dhe kushedi ne c’brigje endet tej-tehu.

 

E shtrenjta ime, tani ti vlen me teper

Si cdo kryeveper, kur koha kalon.

As nje miss nuk me trondit sa ti

Miss Dashuria, qe rinine e arte me zgjon.

Petrit QEJVANI, 2009.

Next Post

PRITJA, poezi

Sht Nën 3 , 2012
Po pres pas derës trokitjen e saj Pa frymë Si gjahtari i mirë shfaqjen e bishës së adhuruar. Qetësi, bota s’pipëtin Gjaku im me ulërimë të mbytur zgjeron damarët Ndërsa unë bëj gati Në një alarm absolut Veglat e shpirtit dhe ato të tjerat… Për të ekzekutuar prenë e bukur […]
PetritQejvani