Më 18 tetor 1912 në Teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës, nga kryesia e Organizatës së familjeve të dëshmorëve të rrethit, në bashkëpunim me Komitetin e veteranëve të LANÇ, u organizua një mbledhje me rastin e 70-vjetorit të rënies heroike të katër djelmoshave revolucionarë Mumin Selami, Haredin Bylyshi, Bajram Tushi dhe Hiqmet Buzi. Ata, të rrethuar në një shtëpi me kallama nga katërqind milicë e karabinierë fashistë në lagjen “Topana” (sot “Katër Heronjtë”) të qytetit të Vlorës, zhvilluan një betejë të pabarabartë, 4 me 400 derisa ranë siç bien trimat, pa u dorëzuar të gjallë.
Salla e Teatrit ishte e mbushur plot e përplot me veteranë, anëtarë të Organizatës së familjeve të dëshmorëve, familjarë të heronjve të Topanasë e qytetarë të tjerë vlonjate, duke përfshirë edhe anëtarë të Shoqatës K/A “Kallarati”.
Fjalën e rastit kushtuar veprës heroike së të katër heronjve të Topanasë e mbajti studiuesi Bardhosh Gaçe. Përshëndeti të pranishmit kryetari I Komitetit të veteranëve të LANÇ të rrethit (autori i këtyre radhëve) dhe kryetarja e Organizatës së familjeve të dëshmorëve, zonja Resmie Ruci.
Për Heroin e Popullit Mumin Selami foli anëtari i kryesisë së Shoqatë K/A “Kallarati”, zoti Gafur Shameti. Ndërsa nipërit e Heroit të Popullit Bajram Tushi, Serri e Gëzim Tushi dhe nipi i Heroit të Popullit Haredin Bylyshi etj, falënderuan organizatorët dhe të pranishmit për këtë veprimtari përkujtimore. Pastaj u dha një program i bukur artistic nga trupa e Teatrit “Petro Marko”, nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Katër Heronjtë” dhe nga grupi I Qendrës së fëmijve “Bajram Tushi”.
Të nderuar pjesëmarrës!
Dy janë faktorët kryesorë që luajnë rol në formomin e karakterit të njeriut: geni familjar e fisnor dhe mjedisi ku lind dhe rritet. Në dejet e Muminit rridhte gjaku i përzier i fiseve Toçaj nga I ati, Selam Bajrami dhe Leskodukaj nga e ëma, Duze Bajramaj, dy fise këto të shquara në Labëtri për trimëri, zgjuarsi, bujari e patriotizëm. Varfëria e tejskajshme që kish pllakosur bashkëfshatarët ia mbarsi qysh në fëmijëri shpirtin me një duf të paparë urrejtjeje, që pak vjet më vonë do të shpërthente në uragan të fuqishëm për ndërtimin e një bote të re. Pas mbarimit të shkollës fillore nëVranisht e të 7-vjeçares në Sarandë, Mumini, nga mbarimi i tetorit 1936, me një valixhe të vjetër druri në dorë, me xhaketë të arnuar në bërryle dhe pantallona të zbardhëllyera, mbërrin në Tiranë. Do të fillonte studimet në shkollën e mesme. Në Tiranë djaloshi 13-vjeçar fillon të aktivizohet në veprimtari revolucionare. Ai bëhet pjesëtar aktiv e organizator në protesta e demonstrata, në shpërndarje traktesh e agjitacion, në përplasje me forcat nesërmen në Durrës. Por fatkeqësisht Durrësi ishte pushtuar.28 nëntor 1939, organizator dhe protestues me nxënësit e gjimnazit të Tiranës me flamurë kuqe zi në duar përballë pushtuesve fashistë.
3 prill 1939, midis turmës së nxënësve të shkollës teknike dhe gjimnazit të Tiranës që kishin vërshuar për të protestuar në qendër të qytetit, Mumini çan përpara duke thirrur “Poshtë Fashizmi!” “Poshtë Duçja!” “Poshtë të shiturit!” “Rroftë Shqipëria!” 6 prill 1939, shkon në depot e xhenios te kazermat e “Ali Rizait”, rrëmben armë dhe bëhet gati të shkonte të 10 dhjetor 1939, arrestohet në rrugë, mbyllet në një binsë në rrugën e Dibrës
dhe më pas dërgohet në burgun e vjetër. Lirohet dhe internohet në fshatin e tij, Kallarat. 28 nëntor 1941, arrestohet në Tiranë, por lirohet pas disa muajsh për mungesë provash. 21 korrik 1942, arrestohe t përsëri, del në gjyq dhe dënohet me vdekje si person tepër i rrezikshëm. Arratiset nga burgu dhe niset për aktivitet në Vlorë. Kalvari i gjatë i arrestimeve, burgimeve, dënimeve dhe internimeve nuk e përkulën, përkundrazi i shumëfishuan forcat në aktivitetin e tij që kulmuan në 18 tetor 1942, kur në përleshje me forcat fashiste, së bashku me Bajramin, Hiqmetin e Haredinin bien heroikisht për të mbetur përjetësisht yje të lirisë. Në luftën për çlirim, Mumini ka përdorur edhe penën e tij të fuqishme, ku nëpërmjet shkrimeve alegorike i bënte thirrje popullit të ngrihej, të shporrte armikun nga vatrat shqiptare. Në shkrimin “Përleshja e të vdekurve, me një stil Migjenian, që të rrëmben e të ngre peshë, ai apelon:
Ej, ngrihuni, mjaft më nën tokë!
Ej, ngrihuni, përse kini frikë?
Ej, gjithnjë rrini në gjumë?
Si ju pëlqen kjo jetë?
Të shtypur, me baltë e gurë përsipër?
A nuk re kuptoni që është një padrejtësi që shpejt duhet larë?
Po, po, ngrihuni o të vdekur, nesër fillon përleshja jonë dhe do tapagëzojmë “Përleshja e të vdekurve”. Nesër ju do të fitoni. Dhe shqiptarët fituan, por Mumini dhe 28 mijë bij e bija nënash nuk e gëzuan fitoren. Mumini deklaronte “Mbi kockat e martirëve ngrihet atdheu”, prandaj gjakun dhe kockat e tij i vuri në themelet e Shqipërisë së re. Ai ishte 19 vjeç, në moshën më të bukur, donte ta shijonte jetën, por jetën e donte në liri, se, siç thoshte ai, jeta pa liri është më tepër se vdekje, është vdekje për së gjalli.
70 vjet pa Muminin. Qindra të tjerë do kalojnë dhe ai do të mbetet përjetë gur themeli në Shqipërinë e lirë.