20 TETOR 1916 – 20 TETOR 2023, 107-VJETORI I ÇELJES SË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE NË KALLARAT.

Nga Besnik Gjonbrataj

Fshati Kallarat ka historinë tij shumë vjeçare, të qëndresës e të luftës ndaj pushtuesve të huaj, por edhe atë të ndërtimit dhe të lulëzimit të tij në vitet e pasluftës dhe në ditët e sotme të demokracisë. Një pjesë e historisë së tij lidhet ngushtë me kontributin që ka dhënë Shkolla 8 – vjeçare qe mban emrin e Heroit të Popullit, “Mumin Selami” dhe e një brezi të tërë mësuesish kallaratas dhe jo kallaratas, që për vite të tera me durim, këmbëngulje e profesionalizëm, edukuan, shkolluan dhe u dhanë dijet e para fëmijëve kallaratas, duke i bërë ata të aftë për të konkuruar me shumë sukses ne shkollat e mesme e të larta në mbare vendin.

Arsimi kallaratas zanafillën e tij e ka në mars 1916, në formën e kurseve që zhvilloheshin në shtëpinë e Dushan Seit Jonuzajt në Shesh të Fierit me mësues patriotin Telo Duro Zhibajn. Më vonë, për t`iu larguar syve të pushtuesve italianë që nuk lejonin të bëhej mësim shqip, shkolla që funksiononte në formë kursi, u zhvendos në Povël, në konakët e Maliq Boshit. Zyrtarisht, shkolla shqipe në Kallarat u çel më 20 tetor 1916 në shtëpinë e Qamil e Zenepe Toçes, e njohur nga Drejtoria e Arsimit Gjirokastër.
Edhe pse sot ajo, mbas shumë vitesh të funksionuari si portë e diturisë, ndodhet e mbyllur, ne duhet të krenohemi për ata çka ajo bëri në drejtim të shkollimit të brezit të ri.
VLERËSIM E MIRËNJOHJE NË KËTË 107-VJETOR GJITHË MËSUESVE KALLARATAS QË SHËRBYEN JO VETËM NË KALLARAT, PO ANEMBANË ATDHEUT!
Nga gjiri i kësaj shkolle kanë dalë shumë mësues që patën privilegjin e madh për të shërbyer në vendlindje dhe të mësonin e edukonin fëmijët e fshatit. Një pjesë tjetër e mësuesve kallaratas shërbyen anembanë vendit si mësues, drejtorë shkollash e institucionesh arsimore, duke ngritur më lart me punën dhe përkushtimin e tyre nderin dhe lavdinë e Kallaratit.
Vlerësim e respekt për tërë këtë brezni mësuesish dhe edukatorësh të brezit të ri të Shqipërisë!
MESUESVE VENDAS:
Telo Duro, Meçan Selami, Enver Golloshaj, Shelege Karabollaj, Sami Karabollaj, Servet Golloshaj, Namik Mehmetaj, Bilal Breshanaj, Proletare Habilaj, Dafina Qejvanaj, Burbuqe Qejvanaj, Kujtim Hysaj, Çize Xhaferaj, Violeta Xhaferaj, Hamit Muharremaj, Pranvera Hoxhaj, Altina Tozaj, Lefter Hysaj, Jazo Davacaj, Ferdinand Breshanaj,Thëllëza Hoxhaj, Donika Qejvanaj, Vojo Davacaj, Majlinda Davacaj, Gjinovefa Xhaferaj, Eglantina Demiraj, Enkeleda Hoxhaj, Vojsava Davacaj, Nezinete Davacaj, Selvi Mehmetaj, Altina Shakaj, Lindita Qejvanaj, Fiqirete Qejvanaj (Ramadani).
MESUESVE TE ARDHUR.
Jaho Hodo, Adem Hodo e Istref Pulo nga Borshi; Musa Sinani, Safet Gjoni e Remzi Mato nga Fterra; Xholito Gulielmo nga Italia; Jahja Seferi nga Kavaja; Liza Doda nga Shkodra; Kozma Llazari nga Lukova; Mërgim Korça nga Korça; Baki Abazi nga Tatzati; Nazif Duka, Fane Kongjini, Pranvera Shkurti, Vesel Habili e Mirjana Zeneli nga Vranishti; Gani Gana nga Mesapliku; Shaban Saliu, Xhafer Xhaferi, Xhevo Kaçaj, Emine Gjokutaj, Hysni Godaj, Eftimi Balili, Lumturi Godaj, Cane Fejzaj, Pikërime Fejzaj, Naxhie Bishaj, Mersin Agaj, Kate Alikaj, Idajet Gjokutaj e Roneta Godaj nga Kuçi; Levzat Velaj, Mehmet Likaj, Nikollaq Dumani, Vangjel Bojaxhiu, Dhimitër Haxhiu, Shaban Mehmeti, Miranda Tushi, Neti Sollomani, Eli Ceko, Laureta Dhefto e Irma Mihali nga qyteti i Vlorës; Lefter Beqiri e Murd Sinaj nga Tërbaci; Vasil Tata e Leonidha Prifti nga Kudhësi; Ëngjëll Hasimi e Shyqo Hasimi nga Armeni; Mareglen Ferraj e Shyqyrete Aliaj nga Brati; Viron Avduli nga Tragjasi; Nezinete Leskaj, Lavdie Begaj, Feti Mezini, Izmimi Begaj, Ali Sadikaj, Kaçandon Cacaj, Mylazim Sadikaj, Dritan Bajramaj, Ilir Sadikaj, Liri Sadikaj e Rajmonda Alikaj nga Bolena; Sonja Sadikaj nga Velça; Katerina Aliaj nga Selenica.
MESUESVE KALLARATAS QE SHERBYEN ANEMBANE VENDIT.
Aferdita Xhaferaj, Aida Xhaferaj, Alfred Xhaferaj, Ardian Xhaferaj, Alketa Jonuzaj, Anila Golloshaj, Artur Hoxhaj, Barjam Karabollaj, Bashkim Gjonbrataj, Bejkush Karabollaj, Besnik Strataj, Bilal Shakaj, Çlirim Xhaferaj, Dallandyshe Jonuzaj, Dhurata Qejvanaj, Donika Qejvanaj, Elona Jonuzaj, Eneida Breshanaj, Entela Karabollaj, Fatbardha Strataj, Fatmir Mataj, Feride Shakaj, Gjinovefa Xhaferaj, Hadixhe Llanaj, Hasan Mehmetaj, Hiqmet Meçaj, Ibro Rjepaj, Ibrush Jonuzaj, Ilir Jonuzaj, Kastriot Xhaferaj, Klodiana Hoxhaj, Landi Golloshaj, Liljana Memushaj, Liri Qejvanaj, Llambro Hysaj, Luiza Hysaj, Luljeta Gjonbrataj, Lumturi Gjonaj, Maks Tozaj, Manushaqe Rjepaj, Marjeta Memushaj, Marjeta Hoxhaj, Oltosta Golloshaj, Petrit Qejvanaj, Qerime Meçaj, Rajmonda Dautaj, Rajmonda Shakaj, Rami Memushaj, Rita Shakaj, Selim Golloshaj, Servet Golloshaj, Shpresa Qejvanaj, Sonja Strataj, Sulltane Rjepaj, Vitori Begaj, Xhiko Rjepaj, Yllka Golloshaj etj.
SHIFRA DHE FAKTE HISTORIKE PËR ARSIMIN NË KALLARAT.
• Arsimi kallaratas zanafillën e tij e ka në mars 1916, në formën e kurseve që zhvilloheshin në shtëpinë e Dushan Seit Jonuzajt në Shesh të Fierit me mësues patriotin Telo Duro Zhibajn.
• Më vonë, për t`iu larguar syve të pushtuesve italianë që nuk lejonin të bëhej mësim shqip, shkolla që funksiononte në formë kursi, u zhvendos në Povël, në konakët e Maliq Boshit.
• Zyrtarisht, shkolla shqipe në Kallarat u çel më 20 tetor 1916 në shtëpinë e Qamil e Zenepe Toçes, e njohur nga Drejtoria e Arsimit Gjirokastër.
• Mësuesi i parë i shkollës në Kallarat ka qenë Jaho Hodua nga Borshi dhe pak muaj më vonë Musa Sinani (Këlliçi) nga Fterra.
• Nxënësit e parë që u ulën në bankat e shkollës kanë qenë: Ruzhdi Lame, Lilo Habilaj, Izet Bushaj, Azbi Asllani, Hasan Selami, Abaz Shako, Shahin Jonuzaj, Demir Lato, Veledin Rjepaj, Dalan Haxhiu, Ferik Strataj, Shuko Karrabollaj, Hasan Qejvanaj, Hasan Shamo si dhe Hamdi dhe Izet Hasko nga Golemi, të cilët, pas djegies së fshatit të tyre nga grekët më 1913, erdhën në Kallarat.
• Në vitin shkollor 1917–1918 numri i fëmijëve që u ulën në bankat e shkollës ishte 47. Në këtë vit në shkollën e Kallaratit u emërua mësues Telo Durua dhe 2 vjet më pas Meçan Selami.
• Në shtator 1923 shkolla u mbyll, pasi Kongresi i Arsimit i mbajtur në Tiranë më 22 korrik 1922, në kohën e Qeverisë së Xhafer Ypit, ndalonte çeljen e shkollave ku s’kishte ndërtesë të rregullt shkollore. Qeveria e Fan Nolit, që erdhi në fuqi në qershor 1924, pati jetë të shkurtër, vetëm 6 muaj dhe nuk arriti dot të bënte asgjë për shkollat. Ky vendim apo dhe të tjera shkaqe bënë që në Kallarat për 12 vjet (1923–1935) të mos kishte shkollë.
• Fshatarët kallaratas të udhëhequr nga patriotët Lame Sinani, (në atë kohë 1925) sekretar i nënprefekturës Gusmar, si dhe Selam Bajrami, Alem Toto, Shamo Meçe, Hodo Kalemi, aty nga viti 1925 ia filluan punës për ndërtimin e një godine për shkollë tek burimi në Morrez.
• Në vitin 1927 godina përfundoi së ndërtuari, megjithatë shkolla nuk u hap. Kërkesa të shumta i dërgonin fshatarët kallaratas Ministrisë së Arsimit të mbretit Zog, por ato binin në vesh të shurdhër.
• Pas përpjekjesh të shumta, qeveria e Zogut, për të hapur shkollën vuri kushtet: “Të kishte një numër të caktuar nxënësish dhe fshati të siguronte vetë godinën e mësimit”. Këto kushte u përmbushën dhe shkolla u hap në shtator 1935 dhe funksionoi deri në korrik 1939. Në të u regjistruan edhe mosha të rritura, duke arritur numri i nxënësve në 40–45 vetë. Ndërsa për ndërtesë, falë shpirtit human të hoxhës së fshatit, u përshtat xhamia e fshatit. Mulla Beqir Zhibi tha: “Të hapet shkolla në xhami, pa unë do ta fal xhihanë në qafë të Brodanit.”
• Në vjeshtën e vitit 1940 shkolla në Kallarat e ndërpreu veprimtarinë e saj mësimore. Lufta italo-greke dhe më pas pushtimi nazist e kthyen Kallaratin në një front luftimi dhe shumica e nxënësve u ngritën në luftë kundër pushtuesve nazistë e fashistë.
• Në shtator të 1945, shkolla u rihap në shtëpinë e Duze Bajramit, nënës së heroit të Popullit Mumin Selami, pasi shkolla ekzistuese e paraçlirimit ishte djegur. Regjistrimi ishte me dëshirë për djem e vajza. Si mësimdhënës u caktua Safet Gjoni nga Fterra.
• Në shtator të 1946 shkolla nisi veprimtarinë e saj normale në ndërtesën e rregulluar me orendi të thjeshta e mjete mësimore për të zhvilluar orët e mësimit. Jahja Seferi nga Kavaja e Liza Doda nga Shkodra ishin mësuesit e atij viti për t’u pasuar më pas nga Kozma Llazari e Mërgim Korça.
• Në vitin shkollor 1946–1947 u vu në zbatim vendimi i Qeverisë mbi arsimin fillor të detyrueshëm, këtu përfshiheshin disa djem e vajza që kishin mbushur moshën 7 vjeç. Pas këtij vendimi, numri i fëmijëve që erdhën në shkollë u rrit ndjeshëm. Në çdo klasë me banka katërvendëshe kishte mbi 20 nxënës.
• Në vitin 1949 ish-nxënësit e shkollës: Enver Golloshaj, Namik Mehmetaj e Bilal Breshanaj ndoqën kursin njëvjeçar për mësues në Vlorë. Ata ishin mësuesit e parë që tërë jetën e tyre ia kushtuan shkollës shqipe duke dhënë mësim jo vetëm në Kallarat, por edhe në shumë fshatra të tjerë të Vlorës. Pas tyre, mbaruan kurse e shkollë dyvjeçare të mësuesve edhe Hamit Muharremaj, Jazo Davacaj, Shelege Karabollaj, Sami Karabollaj e Servet Golloshaj.
• Në vitet ‘60 u vu në zbatim ligji për kalimin e arsimit të detyrueshëm nga 7 klasë në 8 klasë. Ishin këto kushtet e krijuara që sollën çeljen e shkollës 8-vjeçare në Kallarat. Në 1 shtator 1966, që në vitin e parë u hapën 7 klasë, duke tërhequr edhe nxënësit kallaratas që ndiqnin mësimet në fshatrat Vranisht e Bolenë si dhe nxënësit e zonave periferike të fshatrave Kuç e Bolenë. Si godinë mësimore u shfrytëzua godina e vjetër e shkollës, duke iu bashkangjitur një godinë e ndërtuar në 1951 për sallë leximi.
• Në vitin e parë shkollor 1966–1967, për herë të parë shkolla krijoi drejtori më vete me një kolektiv të plotë arsimor, të gjithë me arsim përkatës.
• Pas viteve ‘70 shkolla e Kallaratit mori fizionominë e saj të vërtetë. Ajo arsimoi të gjithë fëmijët me arsim 8-vjeçar ditën, por edhe në mbrëmje me korrespodencë. Shumë nga nxënësit që mbaronin 8-vjeçaren, kanë mbaruar të mesmen e të lartën.
• Në vitin 1990 niveli arsimor i popullsisë që banonte në fshat ishte me arsim 8-vjeçar 75%, me arsim të mesëm e të lartë 25%; 66,6% e familjeve kishin nga 1 deri në 3 anëtarë me arsim të mesëm ose të të lartë.
• Godina e re e shkollës, filloi të ndërtohej në vitin 1985 dhe në shtatorin vitit 1986, në prag të 70-vjetorit të çeljes së shkollës shqipe, në Kallarat nxënësit u ulën në shkollën e tyre të re, të pajisur më së miri mjete mësimore dhe me laboratorë të kohës.
• Në vitin 1990 në fshat, si kudo në Shqipëri fryu era e “Demokracisë”, era e lirisë së fjalës dhe lirisë së lëvizjes. Shumë kallaratas dhe familje u larguan nga fshati në kërkim të një jete më të mirë. Kjo solli jo vetëm “tkurrjen” e fshatit, por edhe rënien e ndjeshme të numrit të fëmijëve në shkollë.
• Në periudhën 90-vjeçare të jetës së saj (1916–2006), shkolla ajo ka funksionuar rregullisht 74 vjet. Në të kanë dhënë mësim 98 mësues e mësuese, nga këta 33 vendas dhe 65 që vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë: Shkodra, Korça, Kavaja, Vlora, Saranda si dhe nga fshatra e krahina të tjera.
• Niveli i tyre arsimor ka përkuar me kushtet e zhvillimit historik të arsimit në Shqipëri. Kanë qenë me kurse e arsim jo profesional 28, me arsim të plotë pedagogjik 38, me institute dhe universitet 32 mësues.
• Në numrin e madh të mësuesve që kanë dhënë mësim në shkollën tonë kanë qenë bijtë e këtij fshati: Bilal Breshanaj e Hamit Muharremaj që dhanë mësim 25 vjet, ndërsa Violeta Xhaferraj 35 vjet. Ata u dalluan si mësimdhënës me nivel metodiko-shkencor, por edhe si veprimtarë shoqërorë në jetën e fshatit. Po kështu, edhe mësuesit jovendës Feti Mezini, Ali Sadiku, Izmini Begaj e Vesel Habili dhanë mësim në Kallarat rreth 10–15 vjet.
• Në periudhën 1916–2006 në këtë shkollë kanë mësuar 1245 nxënës, nga të cilët 625 kanë mbaruar arsimin e plotë 8-vjeçar. Në vite, shumë nxënës vijuan shkollat e mesme e të larta dhe i shërbyen atdheut në fronte të ndryshme.
• Shkolla e Kallaratit pas çlirimit ka pasur vartësi të ndryshme. Kështu nga viti 1945 deri më 1949 ka qenë në varësi të rrethit të Gjirokastrës; nga viti 1950 deri 1961 të rrethit të Vlorës dhe drejtoria e shkollës së Horës, Vranisht; nga viti 1962 deri 1965 po nga Vlora dhe drejtoria e shkollës së Bolenës; nga viti 1966 deri më 2004 me drejtori më vete dhe varësi nga seksioni i arsimit, Vlorë. Në vitin 2004 me rënien e numrit të nxënësve, drejtoria e shkollës 8-vjeçare suprimohet dhe klasat u bashkuan nga katër në një, si cikli i ulët ashtu edhe cikli i lartë, deri në mbylljen e saj në vitin 2006.
• Drejtorë të shkollës “Mumin Selami” në Kallarat në vite kanë qenë: drejtori i parë Lumturi Godaj nga Kuçi, nga viti 1966–1970; Çize Xhaferaj 20 vjet nga viti 1970 deri 1990; Lefter Hysaj nag viti 1990 deri 1997; Vojo Davacaj nga viti 1997 deri 2000; Violeta Xhaferaj nga viti 2000 deri 2004 dhe nga 2004 deri në vitin 2006 që shkolla u mbyll, nga Eglantina Demiraj, por në rolin e përgjegjëses, pasi drejtoria qe shkrirë në vitin 2004.
• Në vitin 2006, pas 74 vitesh të plota të funksionimit, shkolla për arsye të uljes së numrit të nxënësve u mbyll, me shpresën se një ditë ajo do të rihapet përsëri.
• Nga viti 2006 e në vijim fëmijët kallaratas të çdo klase e zhvillojnë mësimin në shkollën e Vranishtit në Horë, ku pushteti lokal ka zgjidhur transportin e tyre me furgon.
Ne gusht te vitit 2016 ne Kallarat u festua me madheshti 100 vjetori i çeljes se shkolles se pare shqipe, ku moren pjese shume bashkefshatare. Ne kete ceremoni perkujtimore Bashkia e Himares me propozim te Shoqatates Kallarati nderoi me certifikate disa nga mesuesit ne vite qe kane kontribuar ne zhvillimin e arsimit ne Kallarat. Me certifikatë me motivacionin “Për kontribut në fushën e mësuesisë dhe edukimit të brezit të ri” u nderuan mësuesit: Meçan Selami (pas vdekjes), Telo Zhibaj (pas vdekjes), Bilal Breshanaj (pas vdekjes), Namik Mehmetaj (pas vdekjes), Jazo Davacaj (pas vdekjes), Enver Golloshaj, Çize Xhaferaj, Violeta Xhaferaj, Hamit Muharremaj, Lefter Hysaj, Viron Avduli e Nezinete Leskaj (Avduli).
(Ne pergatitjen e materialit te mesiperm u shfrytezuan dokumentet arkivore, pjese nga historiku i shkolles, materiale te botuara ne gazeten Kallarati, si dhe nje ndihme te veçante kane dhene dy ish drejtuesit dhe mesuesit e kesaj shkolle per nje periudhe te gjate, Çize e Violeta Xhaferaj)

Besnik Gjonbrataj

Next Post

DISA NGA TOPONIMET E FSHATIT BOLENË E KUÇ - NGA PROF.DR. RAMI MEMUSHAJ

Sht Tet 21 , 2023
EMËRVENDET E BOLENËS (1967)  Si pikë orjentuese është marrë qendra e fshatit Bolenë Nr Emërvendi Përshkrimi Pozicioni 1 Ajashysenja Arë P 2 Ar’ e Ademit Tokë buke J 3 Ar’ e Alimit Tokë buke V 4 Ar’ e Alike Tokë buke J 5 Ar’ e Bege Tokë buke L 6 […]