
Erdhi era me fytyra të harruara
në pelerinë,
era me çaste të fshehura
xhepave,
era me gungat e fëmijërisë
në kokë,
era me përkëdheljet e gjyshes
në duar,
era që kish vite
që nuk sillte kaq dhurata.
Ajo erë që kundërmon aromë limoni
dhe gjellërash,
era
e shtëpisë sime.
2010
Nga Andi Meçaj
Die Qer 17 , 2012
Ndërsa iknim tek një qiell i njohur, për një tjetër shtëpi, të rigjetur pas 16 vitesh, për një tjetër frymëmarrje, ndoshta më të lirshme, për një tjetër qytet, tashmë më të rritur, me faqet dhe ballin tërë blozë, për një tjetër lloj bisedimi me sendet, lulet e kafshët, me njerëzit […]