CV e Prof. Dr. Rami Memushaj

Përgjithësira

Është lindur në Kallarat të rrethit të Vlorës më 28 shkurt 1943. Katër klasat e para të 7-vjeçares i ka kryer në vendlindje, klasën e pestë dhe të gjashtë në shkollën 7-vjeçare “1 Maj” në Skelë të Vlorës dhe të shtatën në Vranisht. Studimet e mesme i ka bërë në Vlorë, në shkollën pedagogjike “Jani Minga” gjatë viteve 1957–1961, kurse të lartat në degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe të Universitetit të Tiranës gjatë periudhës 1964–1968.

Rami Memushaj

Gjatë viteve 1961–1964 ka punuar si arsimtar në rrethin e Vlorës, dy vitet e para si mësues matematike në Gjorm e Vranisht dhe vitin e fundit si drejtor i shkollës 7–vjeçare në Bolenë. Pas diplomimit në shkollën e lartë, ka punuar përsëri në rrethin e Vlorës si drejtor shkolle fillimisht në fshatin Vajzë (1969–1971), pastaj në Vranisht (1971–1973) dhe në Llakatund (1973–1974). Prej vitit 1974 e deri sot punon si pedagog pranë katedrës së gjuhës shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Përveç mësimdhënies në degën e gjuhës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe, ka mbuluar disa lëndë gjuhësore, është marrë edhe me veprimtari kërkimore në fushën e gjuhësisë. Fryt i kësaj pune janë një varg botimesh, monografi e tekste mësimore universitare e për shkollën e mesme, si dhe artikuj gjuhësorë e shkrime në shtypin shkencor dhe në shtypin e përditshëm. Veç fushës së gjuhësisë, e kanë tërhequr edhe çështje të historisë së krahinës së Labërisë dhe të Kurveleshit.

e-mail: [email protected]

Web Page: http://www.ramimemushaj.com/

Gjuhë të huaja

•anglishte, rusishte, italishte, rumanishte, frëngjishte; latinishte, kinezishte (njohuri elementare)

Grada dhe tituj shkencorë

•Profesor doktor (2004)

•Profesor i asociuar (1995)

•Doktor i shkencave (1994)

•Kandidat i shkencave filologjike (1985)

Kualifikime shkencore

•Bursë njëmujore në kuadrin e programit TEMPUS, Universiteti i Bremenit, Gjermani (nëntor–dhjetor 1995).

•Bursë tremujore për kërkime gjuhësore dhënë nga Komuniteti Europian Universiteti i Roskildes, Danimarkë (korrik 1993–shtator 1993).

•Bursë tetëmujore “Fullbrajt” për kërkime gjuhësore, Universiteti i Berklit (Kaliforni), ShBA (shtator 1992–maj 1993).

•I ftuar në kursin veror njëmujor të gjuhës dhe të letërsisë rumune, Universiteti i Bukureshtit (23 korrik–21 gusht 1992).

Karriera profesionale

•Pedagog në Departamentin e Gjuhës Shqipe, UT, (2001~)

•Lektor i gjuhës shqipe në Universitetin e Palermos (qershor 1998 – nëntor 2000).

•Pedagog në Departamentin e Gjuhës Shqipe, UT (1993–1998).

•Lektor i gjuhës shqipe pranë katedrës së gjuhës shqipe të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Kinë (tetor 1989–korrik 1991).

•Pedagog në katedrën e gjuhës shqipe, USHT (1974–1989).

•Drejtor shkollash 8–vjeçare dhe i shkollës së mesme të Llakatundit, Vlorë (1969–1974).

•Mësues dhe drejtor në shkolla 7–vjeçare të rrethit të Vlorës (1961–1964).

Vlerësime profesionale

•”Ekspert i huaj i dalluar”, Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit (1991).

•Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit III, Universiteti i Tiranës (1989).

•Medalja “Naim Frashëri”, Vlorë (1970).

•Bursa “Naim Frashëri” për rezultate të shkëlqyera (1965–1967).

Detyra të ngarkuara

•Anëtar i këshillit të Fakultetit (1993–1997, 2003–2007).

•Përgjegjës i seksionit të shqipes së sotme në Departamentin e gjuhës shqipe (2001-2007).

•Sekretar kolegjiumi i redaksisë së revistës “Studime albanologjike” (1996–1998).

•Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe (1993–1997).

•Anëtar i senatit të UT (1996–1997).

•Redaktor (kryeredaktor prej 2003) i revistës “Studime albanologjike” (1996–2004).

•Anëtar i redaksisë së revistës “Gjuha jonë” (1995–1998).

Botime dhe veprimtari shkencore

1. Libra

•Fonetika e shqipes standarde, Tiranë, 2009.

•Bukuria e gjuhës III, tekst i gjuhës shqipe për shkollat e mesme të përgjithshme të Malit të Zi, Podgoricë, 2009.

•Bukuria e gjuhës II, tekst i gjuhës shqipe për shkollat e mesme të përgjithshme të Malit të Zi, Podgoricë, 2008.

•Bukuria e gjuhës I, tekst i gjuhës shqipe për shkollat e mesme të përgjithshme të Malit të Zi, Podgoricë, 2007.

•Himara, Tirana, 2004.

•Histori e Kurveleshit, I, Tiranë, 2004.

•Teste gjuhësore, Vlorë, 2003 (me bashkautorësi).

•Gjuhësia gjenerative, Tiranë, 2003, 2008 (e ripunuar).

•Shqipja standarde, Tiranë, 2002, 2004, 2005, 2006, 2008.

•Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2002, 2004, 2006, 2008.

•Hyrje në gjuhësi, 1986, 1990, Tiranë (bashkautor).

•Morfonologji e eptimit të gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1989.

2. Artikuj

•Veçori të fazës së parë të planifikimit gjuhësor të shqipes, në përmbledhjen “Kongresi i Manastirit”, botuar nga Universiteti i Mynihut, Gjermani, 2009.

•Konflikti nacionizëm – nacionalizëm në gjuhë dhe Konsulta e Prishtinës (botuar në përmbledhjen “Konsulta e Prishtinës 40 vjet”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008.

•Gabim historik apo zgjidhje historike?, gazeta “Shekulli”, 20 dhjetor 2008.

•Zëri i mjeshtrit (rreth veprës “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët” (2008) të prof. Shaban Demirajt), gazeta “Shqip”, 4 korrik, 2008.

•Theksi i fjalës në gjuhën shqipe, Studime albanologjike, I, 2008, f. 37–49.

•Tri koncepte themelore të sintaksës moderne, Studime filologjike, nr. 3–4, 2007.

•Çështje të normës morfologjike në fjalorët shpjegues të shqipes, “Studime Filologjike, nr. 1–2, 2007.

•Periudha e Tanzimatit në këngët popullore, gazeta “Ndryshe”, 21 June, 2007.

•Ballkani: dy modele politikash gjuhësore, gazeta “Shekulli”, 11–12 May 2007.

•Oreksi grek: nga Vorio Epiri tek Epiri, gazeta “Ndryshe”, 6 mars 2007.

•Religjioni si tipar identifikues, gazeta “Shekulli”, 3–4 qershor, 2006.

•The Binary features of the Albanian Sound Segments, në “Proceedings of the Fifth International Conference ‘Formal Approaches to South Slavic and Balkan Languages’, 18–20 October 2006”, Sofia, 2006, pp. 213–223.

•The Albanian legislation on linguistic rights of minorities, Studia albanica, XXXIX année, 2006

•The first Congress Phenomenon: the case of Albanian, International Journal of Sociology of Language, 178, Mouton de Gruyter. Berlin . New York, 2006, pp. 113–127. (shih edhe: Studia albanica , XXXVIIe année, 2004, Academie des Sciences d’Albanie, pp. 14–28.

•Rreth orientimit teorik të gjuhësisë shqiptare, në “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, 24/1, Prishtinë, 2005, f. 283–295.

•Tiparet binare të fonemave të shqipes standarde, Studime filologjike, nr. 3–4, 2005, f. 42–63.

•Patronimia e Himarës, në përmbledhjen “Himara në shekuj”, Tiranë, 2004, f. 293–319.

•Diftongjet e shqipes standarde, në “Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare”, Tiranë, 2004, f. 233–244.

•Rreth hipotezës së prejardhjes Lab–Labëri nga Arbër–Arbëri, në “Cinque secoli di cultura Albanese in Sicilia”, a cura di Matteo Mandalà, Palermo, 2003, pp. 443–456.

•Për një ndarje tjetër në klasa të foljeve të shqipes, Studime filologjike, 2003, nr. 1, f. 41–62.

•Planifikimi i statusit të shqipes standarde, Gjuha jonë, 2002, 3–4, f. 56–61; edhe në “Konferenca shkencore “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë, 2003, f. 131–136.

•Kongresi i parë i gjuhës shqipe, në përmbledhjen “Studi in onore di A. Guxeta”, a cura di Francesca di Miceli e Matteo Mandalà, Palermo, 2002, p. 297–307.

•Mbi statusin e shqipes dhe të shqiptarëve në Maqedoni, Studime albanologjike, 2001, nr. 7, f. 109–126.

•Legjislacioni shqiptar për gjuhët e pakicave, Studime universitare 5, Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej, Gjirokastër, 2001, p. 29–53.

•Lidhjet tradicionale të Kurveleshit me Vlorën, në “Konferenca shkencore “Vlora në rrjedhën e Kohës”, Botimet TOENA, Tiranë, 2001, f. 83–93.

•Shkolla dhe shqipja letrare (me bashkautorësi), në përmbledhjen “25–vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit 1972–1997”, Shtëpia Botuese “Shkenca”, Tiranë, 2000, f. 65–75.

•Tipare morfonologjike të përbashkëta të shqipes dhe të rumanishtes, Studime albanologjike, 2000, nr. 6, f. 18–26.

•Shqipja në kontakt dhe çështje të politikave gjuhësore, në “Studi in onore di Luigi Marlekaj”, a cura di Matteo Mandalà, Adriatica Editrice, Bari, 1999, p. 341–362.

•Planifikimi si element i strategjisë kombëtare, STUDIME 4, 1997, Akademia e Shkencave e Kosovës, Prishtinë, 1998, f. 283–300.

•Shekulli 21, Studime albanologjike, 1997, 3. f. 190–194.

•Një vështrim mbi dygjuhësinë në Shqipëri), Gutenberg, Athens, 1997, p. 203–212.

•Vështrim mbi dygjuhësinë në Shqipëri, Studime albanologjike, 1997, II, nr. 4, f. 98–109.

•Lëvizjet në sistemin foljor, Studime Albanologjike, 1996, Nr. 2, f. 143–1155. Planifikimi gjuhësor si objekt i sociolinguistikës, Studime albanologjike, 1996, Nr. 1, f. 59–84.

•Konsulta e Prishtinës e 1968–ës dhe shqipja standarde, AKS, 26.8.1995.

•Kujdesi për gjuhën standarde – detyrë urdhëruese, AKS, 23.12.1995.

•Romani “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxes, Dongou (revista “Europa Lindore”), Beijing, 1991, 3.

•Vështrim mbi letërsinë shqiptare të periudhës së Pavarësisë (1912–1938), Dongou, (revista “Europa Lindore”), Beijing, 1991, 2.

•Vështrim mbi letërsinë shqiptare të viteve 1960–1980, Dongou (revista “Europa Lindore”), Beijing, 1990, 4.

•Shkronja e madhe në emërtimet gjeografike, Gjuha jonë, 1989, 1, f. 72–78.

•Sh. Demiraj, “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (1986), Gjuha jonë, 1988, 3, f. 94–100.

•Përruan apo përroin, babanë apo babain?, Gjuha jonë, 1987, 1, f. 73–76.

•Rreth foljeve me temë të zgjeruar më –as, Studime filologjike, 1987, 2, f. 27–35.

•Mbi pikësimin e ligjëratës së drejtë, Gjuha jonë, 1986, 1, f. 60–68.

•Vendi i drejtshkrimit dhe i drejtshqiptimit në normat e gjuhës letrare, Gjuha jonë, 1984, 1, f. 52–57.

•Vepra “Marksizmi dhe çështjet e gjuhësisë” dhe ndikimi i saj në zhvillimin e gjuhësisë sovjetike, Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë, 8, 1983, f. 84–99.

•Këmbimet si objekt i morfonologjisë, Studime filologjike, 1983, 4, f. 91–105.

• Rreth pikësimit të disa ndërtimeve, Gjuha jonë, 1982, 1, f. 71–78.

•Rregullat e pikësimit në gjuhën letrare shqipe, Studime filologjike, 1981, 4, f. 219–229.

•Dodi, F. Agalliu etj., Libri i gjuhës shqipe për klasën V, recension në “Tekstet e reja në shkollë”, 3, 1972.

3. Leksione dhe kumtime në Konferenca e sesione shkencore

• Ndihmesa të prof. Shaban Demirajt për lirësinë e Epirit, mbajtur në Konferencën shkencore kushtuar 90-vjetorit të tij të lindjes, Vlorë, maj 2009.

•Veçori të fazës së parë të planifikimit gjuhësor të shqipes, mbajtur në Konferencën Shkencore “Kongresi i Manastirit dhe njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe”, Tiranë, nëntor 2008.

•Planifikimi gjuhësor: nga Konsulta e Prishtinës te Kongresi i Drejtshkrimit, në Simpoziumin “Der Kongress von Manastir” 7–8 November 2008, Universiteti i Mynihut.

•Tri koncepte themelore të sintaksës moderne, mbajtur në konferencën shkencore të mbajtur në Ohër, shtator 2008.

•E folmja e Himarës si një nga idiomat labe, kumtesë e mbajtur në Simpoziumin “Identiteti dhe integrimi shqiptar në epokën e globalizmit”, Tiranë, shtator 2008.

•Theksi i fjalës në gjuhën shqipe, mbajtur në sesionin shkencor kushtuar 100-vjetorit të lindjes së prof. Eqrem Çabejt, korrik 2008.

•Konflikti nacionizëm – nacionalizëm në gjuhë dhe Konsulta e Prishtinës, në sesionin shkencor “Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)”, 22 prill 2008

•1. Theksi i fjalës në gjuhën shqipe; 2. Dukuria e Kongresit të Parë; 3. Planifikimi gjuhësor i shqipes, Universiteti i Mynihut, dhjetor, 2007.

•Binary features of the standard Albanian (kumtim i mbajtur në Konferencën V Ndërkombëtare “Formal Approaches to South Slavic and Balkan Languages”, Sofia), tetor 2006.

•Ballkani: dy modele të planifikimit gjuhësor (kumtesë në Seminarin XXV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe kulturën Shqiptare”, Prishtinë), gusht 2006.

•What kind of phonological binary features for the Standard Albanian (kumtim i mbajtur në Simpoziumin “Contemporary Approaches to Albanian”, Osnabrück, Gjermani), shtator 2004.

•Diftongjet e shqipes standarde (kumtim në sesionin shkencor “Eqrem Çabej and the Albanian Culture”, Gjirkokastër), 2003.

•Rreth hipotezës së prejardhjes së Lab/Labëri nga Arbër/Arbëri (kumtim në “Atti del XXVIII Congresso Internazionale di Studi Albanesi”, Palermo), maj 2002.

•Për një grupim të foljeve në klasa (kumtesë në Seminarin XXII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe kulturën Shqiptare”, Prishtinë), gusht 2002.

•Planifikimi i statusit të shqipes standarde (kumtesë në Konferencën “The Standard Albanian and the Albanian Society”), November 2002.

•Legjislacioni shqiptar për gjuhët e pakicave (kumtesë e mbajtur në sesionin shkencor “Probleme të dygjuhësisë në pakicat kombëtare”, Gjirokastër), tetor 2001.

•Konflikti midis nacionizmit dhe nacionalizmit–faktori që shpuri në standardizimin e shqipes (kumtesë e mbajtur në Konferencën kushtuar 100–vjetorit të Kongresit të Ungrës, Universiteti i Kozencës, 1997.

•Roli i shkollës në përvetësimin e normave të gjuhës standarde (kumtim në konferencën kushtuar 25–vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Tiranë), nëntor 1997.

•A survey of Bilingualism in Albania (kumtim në Kongresin I Ndërballkanik “Intercultural Communication and Education”, Universiteti i Patras, Greqi), maj 1996.

•Common features of Albanian and Romanian in Morphonology (kumtim në “Tryezën e rrumbullakët për lidhjet gjuhësore shqiptaro–rumune”, universiteti i Jashit, Rumani), nëntor 1996.

•Planifikimi gjuhësor si objekt i sociolinguistikës (referat në Simpoziumin për sociolinguistikën, mbajtur në Fakulteti n e Historisë dhe të Filologjisë), prill 1996.

•On the Standardization of the Albanian Language (leksion i mbajtur në Departamentin e Gjuhës dhe të Kulturës të Universitetit të Bremenit, Germany), nëntor 1995.

•The place of Albanian among i.e. and Balkan languages (leksion i mbajtur në Departamentin e Gjuhës dhe të Kulturës të Universitetit të Berklit, Kaliforni), mars 1993.

•The Morphology of Albanian: achievements and problems (leksion i mbajtur në Departamentin e Gjuhëve Sllave të Universitetit Chapel Hill, Karolina e Veriut), prill 1993.

•Albanian as an i.e. language (leksion i mbajtur në Departamentin e Gjuhëve Sllave të Universitetit të Aarhus–it, Danimarkë), shtator 1993.

•Fenomene morfonologice in limbile albaneza, romana si germana (leksion i mbajtur në Kurset e Verës të Gjuhës dhe Letërsisë Rumune, Sinaia, Rumani), gusht 1992.

•Koncepte bazë të teorisë së morfemës (kumtesë e mbajtur në sesionin e gjuhës të Katedrës së gjuhës shqipe), 1987.

•Shkaqet e ndërrimeve të eptimit në shqipe (kumtesë e mbajtur në sesionin e gjuhës të Katedrës së gjuhës shqipe), 1986.

•Përruan apo përroin, babanë apo babain?, Gjuha jonë, 1984, 1.

•Vepra “Marksizmi dhe çështjet e gjuhësisë” dhe ndikimi i saj në zhvillimin e gjuhësisë sovjetike (kumtesë në sesionin kushtuar 30–vjetorit të vdekjes së J. V. Stalinit), mars 1983.

Veprimtari të tjera

•Botime në shtypin e përditshëm për çështje të gjuhës.

•Leksione në seminaret për kualifikimin e mësuesve.

•Leksione dhe biseda në radio e televizion për çështje të gjuhës etj.

Organizim tubimesh shkencore e përkujtimore

•Simpozium për sociolinguistikën (UT, 1996)

•Ideues e bashkorganizues i sesionit shkencor «Legjislacioni shqiptar për gjuhët e pakicave» (Gjirokastër, 2001)

•Sesion shkencor për 75-vjetorin e prof. Shaban Demirajt

•Veprimtari përkujtimore për Stefan Priftin (1996) dhe për Fatmir Agalliun (2003)

•Veprimtari kushtuar 80-vjetorit të lindjes së Noam Çomskit:

– Diskutimi i librit “Sintaksa e gjuhës shqipe” të Th. Dhimës (prill 2007)

–Paraqitje e 4 librave të fushës së gjuhësisë gjenrative dhe të përgjithshme (prill 2008)

–Botimi i një përmbledhjeje me studime gjenerative për shqipen (dhjetor 2008)

–Tubim për pqaraqitjen e përmbledhjes dhe 80-vjetorit të lindjes së N. Çomskit (8 dhjetor 2008)

Next Post

HIMARA - NE DRITEN E TE DHENAVE HISTORIKE, GJUHESORE DHE ETNOLOGJIKE.

Sht Maj 19 , 2012
  9 shkurt 2004 Çerçiz LOLOÇI Auori: RAMI MEMUSHAJ Titulli: HIMARA –  Në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike. Formati: 14 x 20 cm. ISBN: 9992727 1 797 1 Faqe: 206. Çmimi: 500 leke (4 euro) Sapo ka dale ne qarkullim njeliber i ri per Himaren, krahinen shqiptare […]
Himara