FALENDERIM PER “MISERGJONAJT E KALLARATIT”, TE NAMIK ABAZIT

 

Lexoj dhe shfletoj “Mëhalla e Misërgjonajve”, këtë margaritar të çmuar, që më ka reënë në dorë. Është një libër që më solli dhurata të bukura, shpalosi në zemër vendimdjen time e të prindërve të mi, Kallaratin. Përmes kujtimeve të autorit ndoqa një dokumentar të bukur për Kallaratin, për këtë vend ku kanë lindur njerëzit tanë, fiset e mëhallës së Misërgjonajve, shkruar me aq ndenja krenarie, ku shpalosen me hollësi brezat e mëhallës së Misërgjonajve, ku vihen në dukje cilësitë e çmuara të të gjithë brezave dhe mbi të gjitha emir -Kallarat.

Lexoj librin dhe me duket sikur duan të më thonë: “Mos na harroni, na kujtoni”…  S’ka gjë më të bukur kur lexon për dashurinë e tyre, për bujarinë, për historinë e bijve që lindën e u rritën dhe prehen në atë vend ku këndon thëllëza e bilbili, ku zilet e këmborët e bageëtive i mbushin ato shpate  të bukura mali me melodi baritore. 

Falënderoj  autorin Namik Zimo Abazaj që më njohu me mëhallën e Misërgjonajve, me këtë mëhallë ku kanë jetuar gjyshërit e mi, dajat e tezet, si dhe nëna ime Shefo Bino Lacaj (Breshanaj). Të jam mirënjohës që me dorën tënde shkrove dhe më kujtove me respekt mëmën time Shefon dhe i dhurove këtë liber. E gjeta përmes Razip Golloshit e në moshën 88 vjeçare ju i sollët pranë krevatit të pleqërisë surprizën më të bukur, fëmijërinë, prindërit e të afërmit. I sollët shoqet e gjithë farefisin. E ku nuk e çuat përmes shkrimeve të këtij libri! E përlotët e shëtitët në atë mëhallë të bukur, ja mbushët zemrën me gëzim.

 ” – Të keqen Namik!…I dalin këto fjalë zemre nënës time, Shefos, duke shkuar tespiqet nëpër duar,  Ç’të kujtoi të më dërgoje këtë libër!? -Më bëre me krahë e me, duket se eci nëpër  Kallarat e takoj Zimon, Pestroven e qeshur, Lilon e Dylberen, Kadënën me xhupin e qëndisur, Bejazen e Salihen, Sanien e Fatimenë e të gjithë mëhallën. Sa u mallëngjyem që në këtë libër shkruhet për mëmë Gastaren e teto Zelkon, për këto dy motra e jo kunata, e para tyre bëhem edhe njëherë fëmijë. Të puth ato duar që e shkruan në histori, e dokumentuat mëhallën tonë të “Misërgjonajve”. Siç burojnë burimet e nuk shterojnë, ashtu të buroftë mendja, e të shkruajt për vendlindjen për njerëzit, për malet, fushat e për gurët, o Namik vella.

“Paç rini në shpirt e   mos  ndjefsh  kurrë pleqëri!” Këto janë urimet që të bën mëma ime, Shefo Breshanaj (Lacaj) dhe që dalin nga thellësia e zemrës së saj që i qan për Kallaratin dhe fisin e saj.              

            Yllka,

Vajza e Shefo Breshanaj

Botuar ne gazeten Kallarati

Next Post

MOJ BRIGADA KRYELARTË

Hën Gus 13 , 2012
  Brigadë, moj Brigad’ e tetë Prill më njëzetepesë Kallaratas nja tridhjetë Në Sheper morën pjesë   Atje brigadën formuan Të madhe njësi bashkuan Armikun për ta larguar Shqipërinë për ta çliruar   Detyra jon’ e parë Që Kongresin historik Në Përmetin e çliruar E siguruam nga çdo armik   […]