Flas për shiun që biskon ëndrrat,
çadrat e dashurive hapen,
dëgjohet muzikë e ëmbël,
ai tik-tak zemrash në puthje,
lot të gjallësh vdesin,
lot të vdekurish lindin,
një fëmijë mbin mbi kurrizin tënd,
shtëpi mbi shpatullat e tjetrit,
te supet e Jonës çelin lule,
prifti Mihal ka një kishë në flokë,
foshnja mban në duar një qytet.
Dhe unë vazhdoj të flas për shiun,
për shiun që biskon ëndrrat.
2010
Nga Andi Meçaj