Ndoshta është rast i rrallë që tre vëllezër dalin partizanë dhe japin jetën për lirinë e Atdheut. Dhe këta janë dëshmorët Hamdi, Nexhip dhe Zyber Sheraj nga Kallarati i Vlorës. Për arsye ekonomike më vonë vendosen në fshatin Hysoverdh të Vlorës.
Hamdiu lindi më 20 Tetor 1920 në Kallarat në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara liridashëse. Që në moshën pesëvjeçare ngelet jetim dhe detyrohet të punojë në dyert e agallarëve si argat. Në moshën 18 vjeçare ai futet në punë në Minierën e Selenicës, ku njohu nga afër shtypjen dhe shfrytëzimin e egër kapitalist.
Duke përkrahur lëvizjen nacionalçlirimtare, në moshë të re bënë pjesë në Çetën Territoriale të fshatit Mavrovë, ku caktohet në detyrën e korrierit të Çetës dhe merr pjesë në shumë luftime dhe ndihmën që u jepnin forcave partizane që luftonin kundër pushtuesve e tradhtarëve të vendit.
në një nga luftimet për asgjësimin ne depove armike në fushën e Mavrovës, së bashku me pjesëtarët e çetës, pas disa orë luftimesh goditet nga një plumb, i cili i mori jetën Hamdiut në Shkurt të vitit 1944. Gjaku i tij vaditi dhe skuqi Lumin e Shushicës.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇL
të fshatit Kallarat, Vlorë
Pasardhës Luto Demiri
Mars 2009
Botuar ne gazeten ‘Kushtrim Brezash”
s�nO�- 2 ,”serif”;mso-bidi-font-family:”Bookman Old Style”‘>Pasardhës Luto Demiri
Korrik, 2009
Botuar ne Gzeten “Kushtrim Brezash”