Brigadë, moj Brigad’ e tetë
Prill më njëzetepesë
Kallaratas nja tridhjetë
Në Sheper morën pjesë
Atje brigadën formuan
Të madhe njësi bashkuan
Armikun për ta larguar
Shqipërinë për ta çliruar
Detyra jon’ e parë
Që Kongresin historik
Në Përmetin e çliruar
E siguruam nga çdo armik
Tetë qershor dyzetekatër
Në Pogon gjermanët ndale
Aty ranë dy kallaratas
Dhanë jetën si trima lebër
Ormën Boro e Shuko Ramo
Derdhën gjakun e kulluar
Bij të shquar kallaratas
Kurrë s’kanë për tu harruar
Betejat s’kishin të sosur
Marshove për Konispol
Në përleshje t’ armatosur
Gjermanët njohën të zonë
Hapin e pate të gjatë
Marshove për në Tiranë
Moj brigada kryelartë
Të ndriste ylli në ballë
Ngado shkove këngë e shpatë
Ti vetëm fitore korre
Mbërrite gjer në Vishegrad
Historin’ me gjak e shkrove
Kallaratasit s’tu ndanë
Ecën bashkë gjurm’ më gjurmë
Dhe disa prej tyre ranë
Trima që s’harrohen kurrë
Ata ranë, po janë të gjallë
Dhe kush doli nga rreziku
Nuk mbeti pa një plagë
Si Kapua, Tarja, Hysua, Namiku…
Moj brigadë heroinë
Emri yt me yje shkruar
Derdhe gjak për Shqipërinë I
Në mes të shoqeve e shquar
NAMIK ABAZAJ