Pak nga jeta dhe aktiviteti i Namik Abazaj

Namik AbazajU lind më 12 Shkurt 1927 në një familje atdhetare në fshatin Kallarat. Babai i tij Zimo Abazi ka marrë pjesë me armë në dorë në rezistencën kundër shovinistëve grek dhe në luftën e Vlorës në vitin 1920.

Ai që nga viti 1943 e ktheu shtëpinë e tij në bazë të Luftës Nacionalçlirimtare. I frymëzuar nga tradita e familjes dhe shembulli i babait, edhe Namiku filloi aktivitetin e tij kundër pushtuesve që në vitin 1943, fillimisht si korrier në fshat, me grupet dhe formacionet e para të Ushtrisë që vepronin në luginën e Lumit të Vlorës dhe më vonë inkuadrohet në radhët e Brigadës së 8-të Sulmuese.

Në vitet 1945-1948 kryeu studimet në Shkollën “Skënderbej”.  Për rezultate të larta në mësime në vitet 1948-1951 dërgohet për studime në specialitetin e Ndërlidhjes në Kiev të Bashkimin Sovjetik.

Në vitet 1954-1955 dërgohet përsëri në qytetin Harkov të Ukrainës ku kryen kursin e Lartë të Ndërlidhjes. Karrierën ushtarake e fillon si instruktor për përgatitjen e radiotelegrafistëve në Durrës, Shef Ndërlidhje në Regjimentin e Aviacionit në Kuçovë, Shef Ndërlidhje në Korpusin e Shkodrës dhe më vonë në atë të Tiranës  deri sa doli në pension.

Karriera e tij 38 vjeçare në shërbimin e ndërlidhjes është shumë e pasur. Kontributi i tij në përsosjen dhe modernizimin e strukturave dhe sistemit të ndërlidhjes së ushtrisë është i pamohueshëm. Pas daljes në pension vazhdon kontributin e tij në organizatat shoqërore  dhe së fundi edhe në Shoqatën “Kallarati”. Eshte mjaft aktiv ne faqet e gazetes Kallarati me shkrime kushtuar vendlindjes dhe bashkefshatareve te tij. Kohet e fundit shkroi edhe librin “Misergjonajt e Kallaratit” kushtuar fisit te tij por edhe kallarasve te tjere.

 

Next Post

Misergjonajt e Kallaratit, nga Namik Abazaj

Die Gus 12 , 2012
ARRA E “ABAZE” NË QAFËN E UBAVIT, KALLARAT Para pak kohësh doli në qarkullim libri “Misërgjonajt e Kallaratit”, shkruar nga bashkëfshatari jonë i nderuar Namik Abazi. Librin me të vërtetë ia kushton njërës prej mëhallave të fshatit tonë Kallarat, mëhallës  së “Misërgjonajt” dhe në këtë kontekst familjes së tij  “Abazaj”, […]