Lindi në Kallarat më 17 prill 1916. Në dhjetor 1942 futet në radhët e çetës “Mumin Selami”, me detyrë zëvendëskomandant i çetës. Në prill 1944 inkuadrohet në Brigadën VIII Sulmuese. U vra më 8 qershor 1944 në Sopik të Gjirokastrës në luftimet e zhvilluara me forcat gjermane.
Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 186 datë 30 korrik 1983 shpallet dëshmor i Atdheut.
Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”