PËRGJIM, POEZI

 Andi Meçaj

Shtëpia rënkon nën kornizat varur mureve

dhe ti një ditë do të mbyllesh atje, muret përsëri

do të ankohen, ti, jo, nuk ke kujt t’i bërtasësh,

fjalën e tyre të fundit dyert e thanë,

të trokiturat ndalohen me ligj,

tashmë ka humbur fletankesa jote,

 

dhe trupi rebelohet, duart thyejnë kornizat,

këmbët shqelmojnë dyert, mishi trokitjet rikujton,

muret rënkojnë, përsëri rënkojnë muret, nuk ka më korniza,

vetëm sy nëpër dritare. 

 

Andi Meçaj

Next Post

NINULLË, POEZI

Sht Qer 9 , 2012
Ai iku, mbylli derën, jo, dera e mbylli atë. Rruga me shami në duar, (duke e tundur), e përcolli gjer tek deti, jo, shamia me rrugën në duar, (duke e tundur), e përcolli gjer tek deti. Deti me pulëbardhat e zeza dhe kapelen e kuqe, e futi në anije, jo, […]
Andi Meçaj