Qielli pikon qumësht,
zogjtë sjellin mëngjesin
dhe aromën e vesës,
nata mbyll grilat, vetëvritet,
ngjyrat dhe rrugët
fillojnë të çelen
gjinj të vegjël, të mëdhenj,
lypësi im personal
veshur kravatë dhe kostum,
s’pranon më mëshirë,
të dielave është pushim,
qeni barbon,
më vështron me sy fëmije,
belbëzon,
njerëz të hekurosur fillojnë
rizgjimin e rrugëve,
nga flokët, rrobat dhe supet
u rrjedh qumësht.
Nga Andi Meçaj