SHTËPIA

Andi Meçaj

Kam hapur krahët,

sigurisht duhet të përqafoj dikë,

ndoshta shtëpinë e viteve që ikin sëprapthi,

ndoshta shiun që do t’u rikthehet réve,

apo atë qenin e zi të zotit Andon,

kur flet në tre gjuhë të huaja kafshësh.

Zgjas krahët, i hap, i hap, i hap,

përqafoj shtëpinë, e shkul dhe rrënjët

ia hedh.

 

Mbi dhé

bien lodra, lodra, lodra

dhe koka ëndrrash të prera

mbi dhé.

Nga Andi Meçaj