Nga Besnik GJONBRATAJ Është ndër rastet e rralla, ku familja inkuadrohet e tëra në luftë. Tre vëllezërit Gjoni nga Kallarati i Vlorës, Xhemali më i madhi, Tarja e Nedini më i vogli u përfshinë dhe morën pjesë me armë në dorë në luftën nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit. Dhe nuk […]
Rreth Kallaratit
Fshati Kallarat në rrethin e Vlorës është një nga fshatrat me tradita patriotike në krahinën e Kurveleshit. Shtrihet në luginën e lumit Shushicë, midis malit të Çipinit dhe malit të Bogonicës. Nga verilindja Kallarati kufizohet me fshatin tim, Bolenën. Si kufitarë që jemi, kemi lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, miqësi, […]
Avdulla Laze Qejvani lindi në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të kaluar, në Kallaratin e krahinës së Kurveleshit të Poshtëm, të Labërisë trime simbol i heroizmit në lufrat për Liri e Pavarësi. Nisi belbëzimet e para fëminore në luginën e bukur të Shushicës, e cila me larminë […]
-Me rastin e 84-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ramadan Rjepajt- Fshati ynë gjithmonë ka qenë i njohur për njerëz të mirë ndër breza. Në përgjithësi, burrat e këtij fshati, por edhe gratë, me mençurinë e urtësinë e tyre, me veprat e punën, me qëndrimin atdhetar dhe trimëritë e tyre, duke punuar e luftuar për fshatin e atdheun e […]
Kush është nëna e heronjve, deputetja e tre legjislaturave, që punoi për Vlorën dhe gruan shqiptare Mbushi plot një gjysmë shekulli që është ndarë nga jeta, deputetja e tre legjislaturave, që ndërroi jetë në fund të legjislaturës së tretë, në gjysmën e vitit 1961. Heroika e saj u përkujtua me […]
Luftime vetëmbrojtëse të kallaratasve kundër forcave andarte greke. Në vijim të pushtimit të vijave të fundit në Kurvelesh, deri 300 forca greke të përbëra nga ushtarë dhe andartë, të veshur të gjithë me rroba civile, të ardhura rishtas nga Korfuzi nën komandën e kapiten Leonidhës, në mëngjesin e 14 korrikut, […]
Lindi më 15 gusht 1890 në Bolenë. U martua në Kallarat me Selam Barjamin, hoxhë i fshatit. Rinia dhe mosha e mesme e saj përkojnë me periudhën e ngjarjeve të rëndësishme për fatet e Kurveleshit dhe të mbarë atdheut. Këto ngjarje, sidomos pushtimi fashist i vendit, ndikuan fuqishëm në mbrujtjen […]
Lindi në Kallarat në vitin 1906. Gjatë periudhës 1929–1934 kryen studimet në Akademinë e Artilerisë në Itali, në specialitetin artileri kundërajrore. U kthye në atdhe dhe hyri në shërbimin ushtarak me detyrë komandant baterie. Në mëngjesin e 7 prillit 939, në krye të baterisë që komandonte, niset nga Elbasani dhe […]
Lindi në Kallarat më 1895, në një familje me ndjenja patriotike. E ëma, Dudë Strataj, ishte një grua trime, që më 1919, së bashku me fshatarë të tjerë ngriti flamurin kombëtar në shkollën e fshatit dhe për këtë u arrestua dhe u dërgua në burgun e Vlorës, ku u mbajt […]
Demir Lato Haxhiaj, lindur në Kallarat më 1900 në familjen atdhetare të Haxhiajve, ishte një nga oficerët e parë kallaratas të periudhës para Luftës së Dytë Botërore. I ati i Demirit, Lato Lulo, ishte burrë i mençur e atdhedashës i spikatur që kish luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve […]